Hadithet e ngjashme me hadithin 4195

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

215. Nga: Suvejd ibn Numani

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në vitin e Hajberit dolëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Kur arritëm në Sahba, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali ikindinë dhe, pas namazit, kërkoi ushqimet. Iu soll qull, sepse nuk kishte gjë tjetër. Hëngrëm dhe pimë, pastaj Pejgamberi ﷺ u ngrit për ta falur akshamin, e shpëlau gojën dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 215

Fjalë të panjohura?

209. Nga: Suvejd ibn Numani

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari, i çrobëruari i fisit benu harithe, se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se doli me të Dërguarin e Allahut ﷺ në vitin e Hajberit dhe, kur arritën në Sahba, e cila gjendej poshtë Hajberit, ku e fali ikindinë. Pastaj, kërkoi ushqim por nuk kishte qëlluar tjetër përpos qullit. Fillimisht, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të zbutej me ujë, e pastaj hëngri, e hëngrëm edhe ne. Pas ushqimit, u ngrit për ta falur akshamin, shpëlau gojën, e edhe ne e shpëlamë gojën, dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 209

Fjalë të panjohura?