Sahihu i Buhariut — Hadithi 675

43. Nënkapitulli: Nëse imami thirret për namaz, ndërkohë ka ushqim në dorë

675. Nga: Amër ibn Umeje Damriu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Xhafer ibn Amër ibn Umejri, se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke copëtuar një shpatull dhe duke ngrënë prej saj. Kur e thirrën për namaz, e la thikën dhe shkoi të falej, pa e ripërtërirë abdesin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 675

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?