Sahihu i Buhariut — Hadithi 676
44. Nënkapitulli: Në rast se njeriu është i preokupuar me nevoja familjare dhe kur thirret ikameti del për namaz
676. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi se Esvedi tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Çfarë bënte Pejgamberi ﷺ në shtëpinë e tij?” Ajo më tha: “Ishte në shërbim të familjes, porse, kur vinte koha e namazit, shkonte për namaz.”