Sahihu i Buhariut — Hadithi 680
46. Nënkapitulli: Dijetarët dhe njerëzit e shquar janë më meritorë për të qenë imamë
680. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Malik Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcjellësi, shërbëtori dhe shoqëruesi i Pejgamberit ﷺ, tregon se Ebu Bekri ua falte namazin në kohën kur Pejgamberi ﷺ lëngonte nga sëmundja e vdekjes. Një ditë, të hënën, teksa ishim të rreshtuar në namaz, Pejgamberi ﷺ e zbuloi perden e dhomës, na shikoi dhe buzëqeshi. Fytyra i shndriste nga bukuria, sikurse fletë mus'hafi. Kur e pamë Pejgamberin ﷺ, pothuajse e ndërpremë namazin nga gëzimi. Ebu Bekri filloi të tërhiqej për t'u rreshtuar në saf, duke menduar se Pejgamberi ﷺ po dilte për namaz, por ai na bëri me shenjë ta vazhdonim namazin dhe e lëshoi perden. Po atë ditë, Pejgamberi ﷺ vdiq.