Sahihu i Buhariut — Hadithi 681
46. Nënkapitulli: Dijetarët dhe njerëzit e shquar janë më meritorë për të qenë imamë
681. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ nuk doli (në xhami) tri ditë rresht (gjatë kohës sa ishte në sëmundjen e vdekjes). Një ditë, u thirr ikameti për namaz, e Ebu Bekri doli t'u printe njerëzve. I Dërguari i Allahut ﷺ e ngriti perden (e shtëpisë), aq sa ia pamë fytyrën. Nuk kishte asnjë pamje më të dashur për ne sesa fytyra e Pejgamberit ﷺ. Ai ia bëri me shenjë Ebu Bekrit për të vazhduar dhe e lëshoi perden. Nuk kaloi shumë kohë, e Pejgamberi ﷺ vdiq (atë ditë).”