Sahihu i Buhariut — Hadithi 692

54. Nënkapitulli: Nëse robi ose i çrobëruari u prin njerëzve në namaz

Aishes i printe në namaz shërbëtori i saj, Dhekvani, duke lexuar në mus’haf. Në namaz mund të prijë edhe fëmija jashtëmartesor, beduini dhe fëmija që ende nuk e ka arritur moshën madhore (bylykun), argumentuar me hadithin e Pejgamberit ﷺ: “U prin (njerëzve në namaz) personi që më së miri e di Librin e Allahut.” Shërbëtorit nuk guxon t'i pengohet namazi me xhemat pa ndonjë arsye (të pranueshme fetare).

692. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur muhaxhirët e parë erdhën në Usbe, - vendodhje në Kuba, - para ardhjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ në Medinë, Salimi, i çrobëruari i Ebu Hudhejfës, ua falte namazin, sepse dinte më së shumti Kuran.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 692

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?