Sahihu i Buhariut — Hadithi 726
77. Nënkapitulli: Kur dikush rreshtohet në të majtë të imamit, e imami e zhvendos nga mbrapa në anën e djathtë, namazi i tij konsiderohet i plotë
726. Nga: Abdullah ibn Abasi
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Amër ibn Dinari, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, u fala së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ e u pozicionova në të majtë të tij. Ai më preku mbrapa koke dhe më zhvendosi në të djathtë të tij. Pasi u fal, u shtri për të pushuar derisa i erdhi muezini (për ta thirrur për namaz) dhe shkoi për t'u falur pa e ripërtërirë abdesin.”