Sahihu i Buhariut — Hadithi 741

88. Nënkapitulli: Frikërespekti në namaz

741. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A mendoni se, kur jam i kthyer nga kibla, nuk ju shoh? Betohem në Allahun se asgjë nuk më ikën pa e vënë re, as rukuja juaj, as përqendrimi juaj, sepse unë ju shoh mbrapa shpinës sime.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 741

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?