Sahihu i Buhariut — Hadithi 752

93. Nënkapitulli: Hedhja e shikimit andej-këtej gjatë namazit

752. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal me një rrobë me larime, pastaj tha: “Më hutuan ngjyrat e kësaj rrobe. Kthejani Ebu Xhehmit dhe më sillni një rrobë pa ngjyra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 752

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?