Sahihu i Buhariut — Hadithi 753
94. Nënkapitulli: A lejohet shpërqendrimi i shikimit gjatë namazit nëse ndodh diçka pranë ose nëse sheh ndonjë gjë a pështymë në drejtim të kiblës?
Sehli ka thënë: "Ebu Bekri shikoi anash (gjatë namazit) dhe e pa Pejgamberin ﷺ."
753. Nga: Abdullah ibn Omeri
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ po ua falte njerëzve namazin, pa një pështymë në kiblën e xhamisë, andaj e fshiu. Pasi e kreu namazin, tha: “Kur dikush është në namaz, e ka Allahun përpara vetes, andaj, gjatë namazit, askush të mos pështyjë përpara vetes.”
E transmeton Musa ibn Ukbe dhe Ibn Ebu Verradi nga Nafiu.