Sahihu i Buhariut — Hadithi 754

94. Nënkapitulli: A lejohet shpërqendrimi i shikimit gjatë namazit nëse ndodh diçka pranë ose nëse sheh ndonjë gjë a pështymë në drejtim të kiblës?

Sehli ka thënë: "Ebu Bekri shikoi anash (gjatë namazit) dhe e pa Pejgamberin ﷺ."

754. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejth ibn Sadi, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa muslimanët ishin duke falur namazin e sabahut, u befasuan kur i Dërguari i Allahut ﷺ e zbuloi perden nga shtëpia e Aishes, i cili, me t'i parë të rreshtuar nëpër safa, buzëqeshi. Ebu Bekri deshi të tërhiqej mbrapa për t'u rreshtuar në saf, duke menduar se Pejgamberi ﷺ kishte dalë për namaz. Muslimanët për pak sa nuk e prishën namazin (nga gëzimi për Pejgamberin ﷺ). Por, ai ua bëri me shenjë që ta vazhdonin namazin dhe e uli perden. Pejgamberi ﷺ vdiq në fund të asaj dite.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 754

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?