Sahihu i Buhariut — Hadithi 775
106. Nënkapitulli: Këndimi i dy sureve në një rekat, këndimi i ajeteve të fundit të sures, këndimi i sureve jo sipas renditjeve dhe këndimi i ajeteve të para të sures
Tregohet se Abdullah ibn Saibi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ ka kënduar suren Muminun në namazin e sabahut, derisa arriti te pjesa ku përmendet Musai ﷺ dhe Haruni ﷺ, ose tek përmendet Isai ﷺ, e në atë rast e kaploi një kollitje, andaj ra në ruku." Omeri në rekatin e parë i ka lexuar njëqind e njëzet ajete të sures Bekare, kurse në të dytin njërën prej sureve të mesme. Ahnefi e ka lexuar suren Kehf në rekatin e parë dhe suren Jusuf ose Junus në rekatin e dytë. Pastaj ka përmendur se e ka falur sabahun mbrapa Omerit me këto dy sure. Ibn Mesudi i ka lexuar dyzet ajete të sures Enfal në rekatin e parë, kurse në të dytin njërën prej sureve të shkurtra. Katadja, rreth atij që lexon një sure, duke e ndarë në dy rekate, ose e përsërit të njëjtën sure në të dyja rekatet, ka thënë: "Të gjitha janë nga Libri i Allahut."
775. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra se Ebu Vaili tregon se një burrë vajti tek Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha:
- Sonte e kam lexuar mufesalin në një rekat të vetëm (gjatë namazit të natës).
- Me nxitim, siç reciton poezi? - tha ibn Mesudi. - Më kujtohet shumë mirë se si Pejgamberi ﷺ i çiftëzonte suret e përafërta me njëra-tjetrën dhe i lexonte nga një në çdo rekat.
Pastaj i përmendi njëzet sure prej mufesalit dhe dy sure prej atyre që fillojnë me “Ha mim”.