Sahihu i Buhariut — Hadithi 796

125. Nënkapitulli: Vlera e thënies: Allahume rabena lekel hamd

796. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur imami të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Allahume Rabena lekel hamd”, sepse atij, fjala e të cilit përputhet me fjalën e melekëve, i falen mëkatet e kaluara.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 796

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?