Sahihu i Buhariut — Hadithi 807
130. Nënkapitulli: Ekspozimi i llërës dhe hapja e krahëve gjatë sexhdes
807. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Bekër ibn Mudarri, e ky nga Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur falej Pejgamberi ﷺ, (gjatë sexhdes) i hapte duart, saqë i dallohej edhe bardhësia e sqetullave.
Lejthiu thotë: “Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, ngjashëm.”