Sahihu i Buhariut — Hadithi 814
136. Nënkapitulli: Lidhja dhe shtrëngimi i rrobave, kapja e teshës nga frika e zbulimit të vendeve të turpshme
814. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit faleshin me Pejgamberin ﷺ, ndërsa izaret, meqë i kishin të shkurtra, i lidhnin në qafat e tyre, kështu që u pati thënë grave: “Mos i ngrini kokat (nga sexhdja) derisa burrat të ulen mirë.”