Sahihu i Buhariut — Hadithi 836

151. Nënkapitulli: Ai që nuk e fshin ballin e pjesën e sipërme të hundës, derisa ta përfundojë namazin

Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: "E kam parë Humejdin duke u argumentuar me këtë hadith, që të mos fshihet balli gjatë namazit (edhe nëse i ngjitet pluhuri ose diçka e tillë)."

836. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke bërë sexhde mbi ujë dhe baltë, saqë gjurmët e baltës i dukeshin në ballë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 836

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?