97. Teuhidi

1. Nënkapitulli: Transmetimet që flasin për thirrjen e Pejgamberit ﷺ drejtuar popullit të tij për njësimin e Allahut të Lartësuar në adhurim (teuhidin)

7371. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7371

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7372. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdullah ibn Ebu Esvedi më ka thënë: Na ka treguar Fadël ibn Alai, e këtij i ka treguar Ismail ibn Umeje, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Muhamed ibn Sajfiu, e ky e ka dëgjuar Ebu Mabedin, të çrobëruarin e Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e nisi Muadhin drejt Jemenit, i tha: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit, andaj, gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh le të jetë që ta adhurojnë vetëm Allahun e Lartësuar. Kur ta mësojnë këtë, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze brenda ditës dhe natës. Nëse falen, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin në pasurinë e tyre, që merret prej të pasurve dhe u jepet të varfërve. E, nëse të binden, merrua (zekatin), por mos ua merr pasurinë më të çmuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7372

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7373. Nga: Muadh ibn Xhebeli

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Hasini dhe Eshath ibn Sulejmi, e këta të dy e kanë dëgjuar Esved ibn Hilalin se Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “O Muadh, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve?”

- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë.

- “Ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Po e drejta e njerëzve tek Allahu, e di ti se cila është?” - tha Pejgamberi ﷺ.

- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë.

- “Të mos i dënojë ata”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7373

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7374. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Saësae, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë dëgjoi një tjetër duke e përsëritur disa herë leximin e sures Ihlas (në namaz). Në mëngjes vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi, duke aluduar në shkurtësinë e saj. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

Ismail ibn Xhaferi transmeton nga Maliku, e ky nga Abdurrahmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Seidi, e këtij i ka rrëfyer vëllai i tij, Katadja ibn Numani, nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7374

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7375. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Ibn Ebu Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Rixhal Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga nëna e tij Amra bint Abdurrahmani, - e cila atëbotë ishte në përkujdesjen e Aishes, bashkëshortes së Pejgamberit ﷺ, - se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ dërgoi një burrë në një ekspeditë. Sa herë që ai ua falte namazin shokëve të vet, gjithmonë e mbaronte me suren Ihlas. Kur u kthyen, ata ia përmendën Pejgamberit ﷺ këtë gjë, i cili tha: “Pyeteni atë përse vepron kështu?” Pasi e pyetën, ai tha: “Sepse përmban cilësitë e të Gjithëmëshirshmit (Rrahmanit), gjë që më bën ta dua leximin e saj.” Pejgamberi ﷺ atëherë tha: “Lajmërojeni se atë e do Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7375

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Fjala e Allahut Lavdiplotë: “Thuaj: "Në daçi thirreni Atë Allah, e në daçi Rrahman (i Gjithëmëshirshëm). Me cilindo emër që ta thërrisni, emrat e Tij janë më të bukurit.”

7376. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu dhe Ebu Dhabjani se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk e mëshiron atë që nuk i mëshiron njerëzit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7376

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7377. Nga: Usame ibn Zejdi

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Asim Ahveli, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim me Pejgamberin ﷺ, erdhi lajmëtari i njërës prej bijave të tij për ta thirrur që ta shohë të birin e saj i cili ishte në prag të vdekjes. Pejgamberi ﷺ tha: “Shko dhe thuaji se Allahut i takon ajo që ka marrë dhe Atij i takon ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Urdhëroje që të bëjë durim dhe ta shpresojë shpërblimin.”

Ajo sërish dërgoi dikë, duke i bërë be që të shkonte. Atëherë Pejgamberi ﷺ u ngrit, e bashkë me të u ngritën edhe Sad ibn Ubade me Muadh ibn Xhebeli. Ia sollën pranë foshnjën, i cili gërhiste si të ishte brenda një kaceku të vyshkur, saqë atij ﷺ iu mbushën sytë lot. Sadi i tha: “O i Dërguari i Allahut... (ç'është kjo)?” Ai tha: “Kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e atyre që do prej robërve të Tij. Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7377

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.”

7378. Nga: Ebu Musa Eshariu

Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush nuk është më durimtar se Allahu ndaj fyerjeve që i dëgjon. I përshkruajnë Atij bir, ndërkohë Ai sërish i begaton dhe i furnizon.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7378

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Ai e di të fshehtën dhe askujt nuk ia zbulon të fshehtën e Tij.”

Fjala e Tij: “Me të vërtetë, vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kiameti.” (Lukman, 34) Fjala e Tij: “... të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij.” (Nisa, 166) Fjala e Tij: “Asnjë femër nuk mbetet shtatzënë, e as lind pa dijeninë e Tij.” (Fatir, 11) Dhe: “Dituria për ndodhinë e Kiametit kthehet vetëm tek Ai.” (Fusilet, 47) Jahjai thotë: Është Ai që ka dituri për çdo gjë që duket dhe është Ai që ka dituri për çdo të fshehtë.

7379. Nga: Abdullah ibn Omeri

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë. Ata nuk i di askush përveç Allahut:

1. Askush, pos Allahut, nuk e di çfarë mbajnë mitrat në brendësi;

2. Askush, pos Allahut, nuk e di çfarë do të ndodhë të nesërmen;

3. Askush, pos Allahut, nuk e di kur do të bjerë shi;

4. Asnjë shpirt nuk e di në cilën tokë do të vdesë, përveç Allahut dhe

5. Askush, pos Allahut, nuk e di kur do të ndodhë Kiameti.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7379

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7380. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kush thotë se Muhamedi ﷺ e ka parë Zotin e vet, ka gënjyer, sepse Allahu thotë: “Atë s'e arrijnë dot shikimet.” (Enam, 103) Ashtu siç ka gënjyer edhe ai që thotë se e di të fshehtën, ndërkohë që Allahu ka thënë se askush s'e di të fshehtën pos Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7380

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Paqedhënësi (Selam), Ai që jep siguri (Mumin).”

7381. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Mugire, e këtij i ka treguar Shekik ibn Seleme se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur faleshim pas Pejgamberit ﷺ, thoshim: “Eselamu ala Allahi (selami qoftë për Allahun).” Pejgamberi ﷺ na tha: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Por thoni: “Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu. Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7381

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Mbreti (Melik) i njerëzve.”

Këtë e transmeton edhe Ibn Omeri nga Pejgamberi ﷺ.

7382. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit, Allahu e kap Tokën dhe e palos qiellin me të Djathtën e Tij, pastaj thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”

Shuajbi, Zubejdi, Ibn Musafiri dhe Is'hak ibn Jahjai e transmetojnë nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7382

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “ Ai është i Plotfuqishmi (Aziz), i Urti (Hakim).”

Fjala e Tij: “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Fuqisë, mbi çfarë i veshin ata!” (Safat, 180) Fjala e Tij: “E tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve.” (Munafikun, 8) Po ashtu, kur dikush betohet në Krenarinë e Allahut dhe në cilësitë e Allahut. Enesi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhehenemi thotë: "Mjafton, mjafton, për Krenarinë Tënde!” Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Një njeri do të mbesë një copë kohë midis Xhenetit dhe Zjarrit, gjegjësisht, banori i fundit që ka dalë nga Zjarri dhe do të futet në Xhenet, e në atë rast do të thotë: "O Zoti im, ma largo fytyrën time nga Zjarri! Për Krenarinë Tënde, s’do të të kërkoj diçka tjetër pos kësaj!" Ebu Seidi, në lidhje me këtë hadith, ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu Fuqiplotë në atë rast thotë: "Ke aq dhe dhjetëfishin e saj." Ejubi (alejhis selam) ka thënë: "Për Krenarinë Tënde, nuk ngopem me begatitë tua."

7383. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Husejn Mualimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ thoshte: “Eudhu bi izetike eledhi la ilahe ila ente, eledhi la jemutu, vel xhinu vel insu jemutune (Kërkoj mbrojtje përmes Krenarisë Sate, përveç të Cilit s'ka të adhuruar me të drejtë, i Cili nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7383

Fjalë të panjohura?

7384. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Haremiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Hidhen në Zjarr.” [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi; [t]: Muëtemiri transmeton se e ka dëgjuar babanë e tij, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vazhdojnë të hidhen në Xhehenem, e ai do të thotë: “A ka më?” - derisa Zoti i botëve ta vërë Këmbën e Tij në të, e në atë rast njëra anë e tij do të puthitet me tjetrën. Pastaj (Zjarri) do të thotë: “Mjafton, mjafton, për madhështinë dhe krenarinë Tënde!” Gjithashtu, një pjesë e Xhenetit do të teprojë, saqë Allahu do të krijojë krijesa të reja për të mbushur pjesën e mbetur të Xhenetit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7384

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën për një qëllim.”

7385. Nga: Abdullah ibn Abasi

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejmani, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume lekel hamdu, ente rabu semavati vel erdi, lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, lekel hamdu ente nuru semavati vel erdi, kavlukel haku, ve vadukel haku, ve likauke hakun, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ve seatu hakun; Allahume leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve esrertu ve alentu, ente ilahi, la ilahe li gajruke (O Allah, Ty të takon lavdërimi, se Ti je Zoti i qiejve e i Tokës. Tërë lavdërimi të takon Ty, se Ti je Kujdestari i qiejve e Tokës dhe ç'ka në to. I tërë lavdërimi të takon Ty, se Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Fjala Jote është e vërtetë. Premtimi Yt është i vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë, e edhe Xhehenemi është i vërtetë. Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur dhe te Ti jam kthyer. Për Ty armiqësohem e te Ti gjykohem. Andaj, m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje).”
Thabit ibn Muhamedi transmeton se Sufjani, pasi përmend këtë hadith, shton: “Entel haku ve kavlukel haku (Ti je i Vërteti dhe Fjala Jote është e vërteta).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7385

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu është Gjithëdëgjuesi (Semië) dhe Gjithëshikuesi (Basir).”

Ameshi transmeton nga Temimi, e ky nga Urve se Aishja ka thënë: "I tërë lavdërimi i takon Allahut, dëgjimi i të Cilit përfshin çdo zë! Allahu i Lartësuar i pati zbritur Pejgamberit ﷺ ajetin: “Allahu dëgjoi fjalët e asaj që diskutoi me ty për bashkëshortin e saj.” (Muxhadele, 1)

7386. Nga: Ebu Musa Eshariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim në udhëtim me Pejgamberin ﷺ, kur ngjiteshim përpjetë, bënim tekbir (Allahu ekber), andaj Pejgamberi ﷺ na tha: “O njerëz! Mos e ngrini zërin, sepse nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit, por po i luteni Gjithëdëgjuesit, Gjthëshikuesit, të Afërtit.” Pastaj m'u afrua mua teksa në vetvete po thosha: “La havle ve la kuvete, ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)" dhe më tha: “O Abdullah ibn Kajs! Thuaj: “La havle ve la kuvete ila bilah”, sepse ajo është thesar prej thesareve të Xhenetit!” - Ose ka thënë: “A të të tregoj një fjalë...?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7386

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7387. Nga: Ebu Bekër Sidiku

7387, 7388 - Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Ebu Bekër Sidiku i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Më mëso një lutje që të lutem me të gjatë namazit!” Tha: “Thuaj: “Allahume ini dhalemtu nefsi dhulmen kethiran ve la jagfiru dhunube ila ente, fagfir li min indike magfireten, ineke entel gafuru rrahim (O Allah, vetes sime i kam bërë shumë padrejtësi (me mëkate), e mëkatet s'i fal kush pos Teje, andaj, më fal me faljen Tënde, se Ti je Falësi, Mëshiruesi)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7387

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7388. Nga: Ebu Bekër Sidiku

7387, 7388

Referenca: Sahihu i Buhariut 7388

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7389. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhibrili më thirri dhe më tha: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e popullit tënd dhe kundërpërgjigjen e tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7389

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: "Ai është i Zoti për gjithçka (Kadir).”

7390. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Mean ibn Isai, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Munkedirin, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Haseni se Xhabir ibn Abdullah Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ua mësonte sahabëve të tij namazin istihare për çdo çështje të tyre, ashtu siç u mësonte ndonjë sure të Kuranit. Thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë:
"Allahume ini estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlike, fe ineke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve ente alamul gujub. Allahume, in kunte talemu hadhel emra, (këtu e përmend nevojën e tij) hajran li fi axhili emri ve exhilihi, - ose ka thënë: fi dini ve meashi ve akibeti emri, - fakdurhu li ve jesirhu li, thume barik li fihi. Allahume in kunte talemu enehu sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: fi axhili emri ve exhilihi, - fasrifni anhu vakdur lije elhajra hajthu kane, thume radini bihi (O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam, Ti di, kurse unë nuk di, dhe Ti i di të gjitha fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë, - këtu e përmend nevojën e tij, - është e mirë për mua, për të tashmen dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ma mundëso atë dhe ma lehtëso, e pastaj më beko në të. O Allah! E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen time, - largoje atë prej meje dhe ma cakto të mirën kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7390

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Rrotulluesi i zemrave

Fjala e Allahut të Madhëruar: “Ne i rrotullojmë zemrat dhe shikimet e tyre (duke i devijuar prej besimit)...” (Enam, 110)

7391. Nga: Abdullah ibn Omeri

Seid ibn Sulejmani më ka treguar nga Ibn Mubareku, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ më së shpeshti betohej duke thënë: “Betohem në Atë që i rrotullon zemrat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7391

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Allahu i ka njëqind emra, pa një

Ibn Abasi, përkitazi me Emrin e Allahut {dhul xhelal} (Rrahman, 27), ka thënë: Madhështori; Kurse për Emrin {el berru} (Tur, 28) ka thënë: Bamirësi (i Buti).

7392. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Ai që i mëson ata, do të hyjë në Xhenet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7392

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Lutja përmes emrave të Allahut të Lartësuar, si dhe kërkimi i mbrojtjes me ta

7393. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush shtrihet në shtrat, le ta fshijë shtratin me skajin e rrobës tri herë, pastaj le të thotë: “Bismike rabi vedatu xhenbi, ve bike erfeahu, in emsekte nefsi fegfirleha, ve in erselteha fahfedhha bima tahfedhu bihi ibadeke salihin (Me Emrin Tënd, o Zoti im, shtrihem dhe ngrihem. Nëse e mban shpirtin tim, fale e, nëse e kthen, ruaje atë siç i ruan robërit e Tu të mirë)!”

Transmetimin e Malikut e fuqizojnë Jahjai dhe Bishr ibn Mufadali nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq Zuhejri, Ebu Damra dhe Ismail ibn Zekerija shtojnë: “Transmeton Ubejdullahu nga Seidi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, këtë e transmeton edhe Ibn Axhlani nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7393

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7394. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shtrihej në shtrat, thoshte: “Allahume bismike ahja ve emutu (O Allah, me Emrin Tënd ngjallem dhe vdes).” E, kur gdhihej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai do të ringjallemi).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7394

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7395. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ribij ibn Hirashi, e ky nga Harashe ibn Hurri se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shtrihej natën në shtrat, thoshte: “Bismike nemutu ve nahja (Me Emrin Tënd vdesim dhe ngjallemi).” E, kur zgjohej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai do të ringjallemi).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7395

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7396. Nga: Abdullah ibn Abasi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Salimi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush dëshiron t'i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhenibna shejtane ve xhenibi shejtane ma razaktena (Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin prej nesh dhe prej pasardhësit tonë), nëse u është caktuar të begatohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë asnjëherë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7396

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7397. Nga: Adij ibn Hatimi

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Fudajli, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Hemami se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: “Çfarë nëse i lëshoj qentë e stërvitur (për gjueti)?” Ai tha: “Nëse i lëshon qentë e stërvitur dhe thua “bismilah”, e në atë rast e zënë gjahun, ha. Po ashtu, nëse gjuan me hu të mprehtë dhe e shpon, ha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7397

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

7398. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid Ahmeri, e ky e ka dëgjuar Hisham ibn Urven, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa persona pyetën: “O i Dërguari i Allahut, ka disa njerëz, që tash vonë e kanë lënë shirkun, të cilët na sjellin mish, porse nuk e dimë nëse kanë përmendur emrin e Allahut (gjatë therjes) apo jo?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Thoni ju “bismilah" dhe hajeni.”

Këtë transmetim e fuqizojnë Muhamed ibn Abdurrahmani, Deraverdiu dhe Usame ibn Hafsi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7398

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7399. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i theri dy desh, duke thënë “bismilah" (me emrin e Allahut) dhe duke bërë tekbir (duke thënë: “Allahu ekber").”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7399

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7400. Nga: Xhundub ibn Abdullah Bexheliu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Esved ibn Kajsi se Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit të Kurbanit e pashë Pejgamberin ﷺ, duke e falur namazin e Bajramit, pastaj ligjëroi dhe tha: “Ai që ther kurban para namazit, le të therë edhe një tjetër (pas faljes). Ndërkaq, ai që ende nuk ka therur, le të therë tani me “bismilah.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7400

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7401. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Verkai, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos u betoni në baballarët tuaj. Ai që medoemos duhet të betohet, le të betohet në Allahun.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7401

Fjalë të panjohura?

14. Nënkapitulli: Citatet që përmendin qenien, cilësitë dhe emrat e Allahut të Madhëruar

Hubejbi ka recituar: "Këtë e bëj për hir të qenies së Allahut. Pra, e ka përmendur qenien me Emrin e Tij."

7402. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Ebu Sufjan ibn Esid ibn Xharije Thekafiu, - aleati i fisit benu zuhra, i cili ishte shok i Ebu Hurejrës, - se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dhjetë persona (në një ekspeditë), në mesin e të cilëve ishte edhe Hubejb Ensariu.
Ubejdullah ibn Ijadi më tregoi se e bija e Harithit i ka rrëfyer: “Kur u tubuan (për ta vrarë Hubejbin), ai huazoi prej saj një brisk për t'i rruar qimet (në pjesët e turpshme). Kur ata dolën jashtë Haremit (kufirit të Mekës), për ta vrarë, Hubejb Ensariu recitoi:
"Përderisa vdes si musliman, jo s'mërzitem,

se n'cilat troje, për Allahun, vritem e pritem.

Këtë e bëj për Allahun, i Cili, kur dëshiron,

edhe gjymtyrët e masakruara, Ai i bekon.”

Ibn Harithi (i biri i Harithit) qe ai që e vrau Hubejbin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ i lajmëroi shokët e vet rreth ngjarjes së tyre ditën që ata u vranë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7402

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “... Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij...”

Allahu i Madhëruar ka thënë: “... Ti e di çfarë ka në veten time, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde...” (Maide, 116)

7403. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush nuk është më xheloz se Allahu. Prandaj, Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme (zinanë). Në anën tjetër, askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7403

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7404. Nga: Ebu Hurejra

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, në Librin e Tij, - që gjendet tek Ai mbi Arsh, ku shkruan për Veten e Tij (çka të dojë), - shkroi: “Mëshira Ime e dominon zemërimin Tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7404

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7405. Nga: Ebu Hurejra

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua. Jam me të, kur ai më përmend: nëse më përmend në vete, edhe Unë e përmend në Vete; nëse më përmend në grup (para të tjerëve), Unë e përmend në një grup më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e, nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7405

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës së Tij.”

7406. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: Kur zbriti ky ajet: “Thuaj: “Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) Pejgamberi ﷺ tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...”, sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Dhe: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit”, Pejgamberi ﷺ tha: “Kjo është më e lehtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7406

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Ajeti: “... që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.”

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “E cila lundronte nën Sytë Tanë:” (Kamer, 14)

7407. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ ia përmendën Dexhallin, tha: “Siç e dini, Allahu nuk është i verbër, - dhe bëri me dorë nga syri, - ndërsa Mesihu Dexhall është i verbër në syrin e djathtë. Syrin e ka sikurse kokërr e dalë rrushi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7407

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

7408. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo pejgamber, që Allahu e ka dërguar, ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet në lidhje me të verbrin gënjeshtar (Dexhallin). Ai është i verbër në njërin sy dhe mes syve të tij shkruan: Kafir; kurse Zoti juaj nuk është i verbër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7408

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Ajeti: “Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Formëdhënësi...”

7409. Nga: Ebu Seid Hudriu

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Afani, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e ky nga Ibn Muhajrizi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjatë ekspeditës së beni mustalikut kishin zënë robëresha, kështu që ata donin të bënin marrëdhënie intime me to, por jo t'i linin shtatzëna. Andaj, e pyetën Pejgamberin ﷺ për ejakulimin jashtë organit gjenital? Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk prish punë nëse veproni kështu, sepse Allahu ka caktuar kë do ta krijojë deri në Ditën e Kiametit.”
Muxhahidi transmeton nga Kazea se e ka dëgjuar Ebu Seidin të thotë: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Krijuesi i çdo shpirti në ekzistencë është vetëm Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7409

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Ajeti: “... që Unë Vetë e krijova me dy Duart e Mia.”

7410. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muadh ibn Fedale më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Allahu do t'i tubojë besimtarët, të cilët do të thonë: “Sikur të ndërmjetësonim te Zoti ynë (për ta filluar gjykimin), që të na rehatojë nga ky vend.” Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “O Adem, a nuk i sheh njerëzit (në çfarë gjendjeje janë)?” Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet, melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, t'i ka mësuar emrat e çdo gjëje, andaj ndërmjetëso te Zoti ynë për ne, që të na rehatojë nga ky vend.” Ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë" dhe ua përmend gabimin e vet që e ka bërë, pastaj u thotë: “Shkoni te Nuhu, sepse ai është i dërguari i parë që Allahu ua ka dërguar banorëve të Tokës.” Kështu, shkojnë te Nuhu, por ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë" dhe ua përmend gabimin e vet që e ka bërë, pastaj u thotë: “Shkoni tek Ibrahimi ﷺ, miku i Rrahmanit.” Kur shkojnë tek Ibrahimi, ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë punë" dhe ua përmend gabimet e veta që ka bërë, pastaj u thotë: “Shkoni te Musai, një rob të cilit Allahu ia ka dhënë Tevratin dhe i ka folur me fjalë.” Kur shkojnë te Musai, ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë" dhe ua përmend gabimin e vet që ka bërë, pastaj u thotë: “Shkoni tek Isai, robi dhe i dërguari i Allahut, njëherazi fjala dhe shpirti i Tij.” Kur shkojnë tek Isai, edhe ai u thotë: “Nuk jam kompetent për këtë punë, andaj shkoni te Muhamedi ﷺ, një rob që Allahu ia ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhmet.” Kur vijnë tek unë, unë shkoj, kërkoj leje prej Zotit tim dhe më jepet leja (për të vazhduar tutje). Me të parë Zotin tim, unë i bie në sexhde. Ai më lë ashtu aq sa të dëshirojë, pastaj më thuhet: “O Muhamed, ngrihu dhe fol, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet, dhe ndërmjetëso, do të të pranohet.”
Unë do ta lavdëroj Zotin tim me lavdërime që Ai do të m'i mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup (njerëzish), të cilët do t'i fus në Xhenet. Pastaj kthehem sërish dhe, kur e shoh Zotin tim, bie në sexhde.
Ai më lë ashtu aq sa të dëshirojë, pastaj më thuhet: “O Muhamed ngrihu dhe fol
, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet, dhe ndërmjetëso, do të të pranohet.”
Unë do ta lavdëroj Zotin tim me lavdërime që Ai do të m'i mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup
(njerëzish), të cilët do t'i fus në Xhenet. Pastaj kthehem sërish dhe, kur e shoh Zotin tim, bie në sexhde.
Ai më lë ashtu aq sa të dëshirojë, pastaj më thuhet: “O Muhamed ngrihu dhe fol
, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet, dhe ndërmjetëso, do të të pranohet.”
Unë do ta lavdëroj Zotin tim me lavdërime që Ai do të m'i mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup
(njerëzish), të cilët do t'i fus në Xhenet. Pastaj kthehem sërish dhe them: “O Zoti im, nuk ka mbetur në Zjarr askush përveç atyre që Kurani ka përcaktuar të mos dalin dhe detyrimisht do të qëndrojnë aty përjetësisht.”
Pejgamberi ﷺ tha: “Nga Zjarri do të dalë kushdo që ka thënë “La ilahe il-lallah" dhe në zemër ka pasur mirësi, qoftë dhe sa kokrra e elbit. Pastaj nga Zjarri do të dalë kushdo që ka thënë: “La ilahe il-lallah" dhe në zemër ka pasur mirësi, qoftë dhe sa kokrra e grurit. Gjithashtu, nga Zjarri do të dalë kushdo që ka thënë: “La ilahe il-lallah" dhe në zemër ka pasur mirësi qoftë dhe sa një grimcë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7410

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7411. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dora e Allahut është plot, të Cilën dhënia kurrsesi nuk e pakëson. Ai lëshon mirësi në vazhdimësi, natë e ditë.” Po ashtu, ai ka thënë: “E shihni se sa ka shpenzuar që kur i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Gjithë kjo nuk ka pakësuar asgjë ç'ka në Dorën e Tij.” Gjithashtu, ka thënë: “Arshi (Froni) i Tij ka qenë mbi ujë dhe në Dorën tjetër të Tij ndodhet Peshorja, të cilën herë e ul, herë e ngre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7411

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7412. Nga: Abdullah ibn Omeri

Mukadem ibn Muhamedi na ka thënë: Më ka treguar xhaxhai im, Kasim ibn Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit Allahu e kap Tokën, ndërsa qiejt do të jenë në të Djathtën të Tij, pastaj thotë: “Unë jam Mbreti!”

Këtë e transmeton edhe Seidi nga Maliku.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7412

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7413. Nga: Abdullah ibn Omeri - Ebu Hurejra

Omer ibn Hamzai na ka thënë: E kam dëgjuar Salimin, e ky e ka dëgjuar Ibn Omerin duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ ngjashëm me hadithin paraprak. Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Ibn Omeri dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e kap Tokën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7413

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7414. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: E kam dëgjuar Jahja ibn Seidin, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Sulejmani, e këta nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Një hebre erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “O Muhamed, Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, malet në një gisht, pemët në një gisht dhe krijesat në një gisht, pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti!” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, saqë iu dukën edhe dhëmballët, pastaj citoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut... (Zumer, 67)
Jahja ibn Seidi ka thënë: “Fudajl ibn Ijadi shton nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullahu ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, i mahnitur dhe në formë miratimi për fjalët e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7414

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7415. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ibrahimin, e ky e ka dëgjuar Alkamen se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri prej ithtarëve të Librit erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “O Ebu Kasim, Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, pemët dhe dheun në një gisht dhe krijesat në një gisht, pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti!”
E pashë Pejgamberin ﷺ të qeshë, saqë iu dukën edhe dhëmballët, pastaj citoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut... (Zumer, 67)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7415

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitulli: Hadithi: “Nuk ka individ më xheloz se Allahu.”

7416. Nga: Sad ibn Ubade

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Verradi, qatipi i Mugires, e ky nga Mugire se Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sikur të shihja një burrë me gruan time, do t'i bija atij me teh shpate. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mori vesh për këtë, tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit?! Për Allahun, unë jam më xheloz se ai, ndërsa Allahu është më xheloz se unë. Për shkak të xhelozisë së Vet, Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme, qofshin ato të hapura, qofshin të fshehta. Po ashtu, askush nuk e do arsyetimin më shumë se Allahu, prandaj ka dërguar (pejgamberë), përgëzues dhe qortues. Po ashtu, askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu dhe për këtë arsye Allahu e ka premtuar Xhenetin.”

Ubejdullah ibn Amri se këtij i ka treguar Abdulmaliku se: “Nuk ka individ më xheloz se Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7416

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: “Thuaj: "Cila është dëshmia më e madhe (që ti je pejgamber)?” dhe përgjigju: “Allahu...”

Allahu e ka quajtur Veten e Tij "gjë". Po ashtu, Pejgamberi ﷺ Kuranin e ka quajtur "gjë", ndërkohë që Kurani është një prej cilësive të Allahut. Po ashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij!...” (Kasas, 88)

7417. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i tha një burri: “A di gjë prej Kuranit përmendsh?”
- Po. E di këtë sure dhe atë sure, - tha ai dhe i përmendi ato.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7417

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Ajetet: “Arshi i Tij ishte mbi ujë.”, “Ai është Zoti i Arshit të Madh.”

Ebu Alije ka thënë: “Iu drejtua qiellit...” (Fusilet, 11) do të thotë: është ngritur (mbi të); “i bëri”: i krijoi. Muxhahidi ka thënë: “Qëndroi” do të thotë: u ngrit, "mbi Arsh” (Araf, 54). Ibn Abasi ka thënë: “el-Mexhid” (Buruxh, 15) do të thotë: Bujari; “el-Vedud” (Buruxh, 14) do të thotë: i Dashuri.

7418. Nga: Imran ibn Husajni

Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Safvan ibn Muhrizi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha te Pejgamberi ﷺ, erdhën disa pjesëtarë të fisit benu temim, të cilëve Pejgamberi ﷺ u tha: “Pranojeni myzhdenë, o benu temimë!” Ata i thanë: “Myzhdenë na dhe, tani na jep (edhe pasuri).”
Pastaj hynë disa jemenas, të cilëve Pejgamberi ﷺ u tha: “Pranojeni myzhdenë, o banorë të Jemenit, sepse benu temimët nuk e pranuan.” Ata thanë: “E pranuam. Kemi ardhur të mësojmë fenë dhe të të pyesim për zanafillën e krijimit si ishte?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Allahu ka ekzistuar gjithmonë dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Tij. Arshi i Tij ka qenë mbi ujë. Pastaj i krijoi qiejt dhe Tokën. Në “Dhikër" (Pllakën e Ruajtur) shkroi çdo gjë.”
Pastaj erdhi një njeri dhe tha: “O Imran, zëre devenë, sepse të iku.” Kështu, unë dola ta kërkoj, por pashë se kishte marrë rrugën nëpër vapë. Për Allahun, do të doja të ikte e të mos ngrihesha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7418

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7419. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E Djathta (Dora) e Allahut është plot, të Cilën dhënia kurrsesi nuk e pakëson. Ai lëshon mirësi në vazhdimësi, natë e ditë. E shihni se sa ka shpenzuar që kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën?! Gjithë kjo nuk ka pakësuar asgjë ç'ka në të Djathtën (Dorën) e Tij. Arshi (Froni) i Tij ka qenë mbi ujë dhe në Dorën tjetër të Tij ndodhen mirësitë e shumta, - ose ka thënë: vdekja, - të cilën herë e ngre, herë e ul.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7419

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7420. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Zejd ibn Harithe erdhi për t'u ankuar, kurse Pejgamberi ﷺ i thoshte: “Kije frikë Allahun dhe mbaje gruan tënde!”
Enesi shton: “Sikur i Dërguari i Allahut ﷺ të mbante fshehtë diçka, do ta fshihte këtë.”
Pastaj tha: “Zejnebja mburrej kundrejt grave të tjera të Pejgamberit ﷺ duke thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, kurse mua më kurorëzoi Allahu i Lartësuar, prej mbi shtatë qiejve.”
Thabiti transmeton: “Ajeti “... Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh dhe ti po u frikësohesh njerëzve... ” (Ahzab, 37) ka zbritur për çështjen e Zejnebes dhe Zejd ibn Harithes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7420

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7421. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Tahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ajeti i hixhabit ka zbritur për Zejnebe bint Xhahshin. Atë ditë (kur Pejgamberi ﷺ u martua me Zejneben), bëri gosti me bukë dhe mish. Ajo mburrej kundrejt grave të Pejgamberit ﷺ duke thënë: “Allahu më kurorëzoi prej qiellit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7421

Hadithe të ngjashme: Shiko (15)

Fjalë të panjohura?

7422. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, tek Ai, mbi Arsh, shkroi: “Mëshira Ime i parapriu zemërimit Tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7422

Fjalë të panjohura?

7423. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, çdonjërin që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e fal namazin dhe agjëron Ramazanin, ta fusë në Xhenet, pa marrë parasysh, nëse ka bërë hixhret në rrugën e Allahut, apo ka qëndruar në vendlindje.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a t'i lajmërojmë njerëzit për këtë?” Ai u tha: “Në Xhenet janë njëqind shkallë që Allahu i ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Allahut. Largësia mes dy shkallëve është sa largësia mes qiellit dhe Tokës, andaj, kur i luteni Allahut, kërkojani Firdeusin, sepse ai është mesi i Xhenetit e maja e tij dhe mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit (Gjithëmëshirshmit), si dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7423

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7424. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, hyra në xhami, ku i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ulur dhe, pasi dielli perëndoi, Pejgamberi ﷺ më tha: “O Ebu Dherr, vallë, e di ku shkon ky (Dielli)?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai shkon dhe kërkon leje të bëjë sexhde dhe i jepet leja. (Para Kiametit) sikur i thuhet atij: “Kthehu nga ke ardhur!” Atëherë lind nga perëndimi.” Pastaj citoi: “Ky është vendi i caktuar i tij”, sipas leximit të Abdullahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7424

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7425. Nga: Zejd ibn Thabiti

Musai transmeton nga Ibrahimi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ubejd ibn Sebaku, e ky nga Zejd ibn Thabiti; [t]: Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Sebaku se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri më thirri (për ta tubuar Kuranin) dhe unë fillova ta tuboj Kuranin, derisa ajetet e fundit të sures Teube i gjeta (të shkruara) vetëm tek Ebu Huzejme Ensariu e tek askush tjetër: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj...” (Teube, 128) - deri në fund të sures Berae (Teube).”

Jahjai na ka thënë: “Na ka treguar Lejthiu nga Junusi me zinxhir të njëjtë transmetimi dhe ka thënë: “... tek Ebu Huzejme Ensariu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7425

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

7426. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ ishte në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul alimul halim, la ilahe il-lallahu rabul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabu semavati ve rabul erdi, ve rabul arshil kerim (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Dijshmit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7426

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7427. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, të gjithë njerëzve do t'u bjerë të fikët. Aty (pasi të këndellem) do ta shoh Musain të kapur për një shtylle nga shtyllat e Arshit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7427

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7428. Nga: Ebu Hurejra

Maxhishuni transmeton nga Abdullah ibn Fadli, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem i pari që do të këndellem. Aty do ta shoh Musain duke u mbajtur për Arshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7428

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Ajeti: “Melekët dhe Shpirti (Xhibrili) ngjiten tek Ai...”

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Tek Ai ngrihet fjala e mirë...” (Fatir, 10) Ebu Xhemre transmeton se Ibn Abasi ka rrëfyer: Kur Ebu Dherri dëgjoi për dërgimin e Pejgamberit ﷺ, i tha vëllait të vet: Më informo më shumë për këtë njeri që po pretendon se i vjen lajmi prej qiellit. Muxhahidi ka thënë: Ajeti: “... ndërsa vepra e mirë...” (Fatir, 10) do të thotë: e ngre lartë fjalën e mirë. Thuhet: “Zoti i Rrugëve të Ngjitjes” (Mearixh, 3) do të thotë: Melekët ngjiten për tek Allahu.

7429. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët që ju përcjellin, ndërrohen gjatë natës dhe ditës. Ata takohen me njëri-tjetrin në namazin e ikindisë dhe në namazin e sabahut. Pastaj, melekët që kanë bujtur, ngrihen (për tek Allahu) dhe Ai i pyet, ndonëse e di më së miri gjendjen e tyre: “Si i latë robërit e Mi?” Ata thonë: “I lamë duke u falur, ashtu siç i gjetëm duke u falur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7429

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7430. Nga: Ebu Hurejra

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij, që prej fitimit hallall jep lëmoshë sa një hurmë, ndërkohë Allahu e pranon vetëm hallallin, Allahu do t'ia pranojë me të Djathtën e Tij, pastaj pronarit të saj ia rrit atë, sikurse dikush nga ju që e rrit mëzin, derisa (shpërblimi) të bëhet sa kodra.”

Këtë e transmeton edhe Verkai nga Abdullah ibn Dinari, e ky nga Seid ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tek Allahu ngjiten vetëm gjërat e mira (që janë hallall).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7430

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7431. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabu semavati, ve rabul arshil kerim (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Arshit fisnik).

Referenca: Sahihu i Buhariut 7431

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7432. Nga: Ebu Seid Hudriu

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga babai i tij, e ky nga ibn Ebu Numi, - ose: vetë Ebu Numi, Kabisa është në mëdyshje, - se Ebu Seidi ka thënë: Pejgamberit ﷺ iu soll ca ar i papërpunuar, të cilin shpërndau mes katër personave; [t]: Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Sufjani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ibn Ebu Numi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Aliu ishte në Jemen, i dërgoi Pejgamberit ﷺ pak ar të papërpunuar, të cilin Pejgamberi ﷺ ua ndau: Akra ibn Habis Handhaliut nga fisi muxhashi, Ujejne ibn Bedër Fezariut, Alkame ibn Ulathe Amiriut nga fisi benu kilab dhe Zejd Hajl Taiut nga fisi benu nebhan. Kurejshët dhe ensarët u hidhëruan, andaj thanë: “Po u jep prijësve të banorëve të Nexhdit, ndërsa ne po na lë?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po ua përfitoj zemrat.” Një njeri me sy të gropuar, me ballë të dalë, mjekërdendur e mollëza të dala dhe flokërruar, erdhi dhe tha: “O Muhamed! Kije frikë Allahun!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “E kush do t'i bindet Allahut, nëse unë i bëj mëkat? Allahu po m'i beson banorët e Tokës, ndërsa ju nuk po më besoni (për këto pasuri)?” Dikush i kërkoi leje për ta vrarë, më duket se ishte Halid ibn Velidi, por Pejgamberi ﷺ e ndali. Kur burri në fjalë shkoi, Pejgamberi ﷺ tha: “Pasardhësit e këtij janë njerëz që e lexojnë Kuranin, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut, i vrasin muslimanët, ndërkohë i kursejnë idhujtarët. Nëse i arrij ata, do t'i vras siç u vranë populli i Adit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7432

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

7433. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ për Fjalën e Allahut: “Dielli lundron për në vendin e vet të caktuar.” (Jasin, 38) Pejgamberi ﷺ i tha: “Vendi i tij i caktuar është nën Arsh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7433

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Ajeti: “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që Zotin e tyre e shikojnë.”

7434. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Halidi dhe Hushejmi, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim ulur te Pejgamberi ﷺ, ai e shikoi hënën e plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7434

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7435. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Jusuf Jerbuiu, e këtij i ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do ta shihni Zotin tuaj, me sytë e ballit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7435

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7436. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Abde ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Husejn Xhufiu, e ky nga Zaide, e këtij i ka treguar Bejan ibn Bishri, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli te ne, në një natë me hënë të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, Ditën e Kiametit, ashtu siç po e shihni këtë (hënën): pa asnjë vështirësi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7436

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7437. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz pyetën:
- O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit?
- “A keni vështirësi për ta parë hënën kur është e plotë?” - i pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Jo, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata.
- “Po diellin, a keni vështirësi për ta parë kur nuk ka re?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ.
- Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë.
Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha: “Në këtë mënyrë do ta shihni Atë. Në Ditën e Kiametit, Allahu i tubon njerëzit dhe u thotë: “Secili le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, ata që e adhuronin Diellin, shkojnë pas tij; ata që e adhuronin Hënën, shkojnë pas saj; ata që i adhuronin idhujt, shkojnë pas tyre.
Në fund, mbetet vetëm ky umet, në mesin e tyre edhe ata që ndërmjetësojnë, -
ose ka thënë: hipokritët, Ibrahimi është në mëdyshje, - Allahu do të vejë (me një pamje që ata nuk e njohin) dhe do t'u thotë:
- Unë jam Zoti juaj.
- Do të qëndrojmë këtu derisa të vijë Zoti ynë, e, kur të vijë Zoti ynë, ne do ta njohim, - thonë ata.
Atëherë Allahu do t'u vejë me një pamje që ata e njohin dhe do t'u thotë:
- Unë jam Zoti juaj.
- Ti je Zoti ynë, - thonë ata dhe e pasojnë Atë.
Atëherë vendoset ura përmbi Xhehenem. Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do ta përshkojnë. Atë ditë askush nuk do të flasë, përpos pejgamberëve, lutja e të cilëve do të jetë:
"O Zot, na shpëto! Na shpëto! Në Xhehenem ka çengela sikurse gjembat e sadanit. A keni parë ndonjëherë sadanin?”
- Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën të pranishmit.
Pejgamberi ﷺ vazhdoi:
“Do të jenë në formë të gjembave të sadanit, por madhësinë e tyre nuk e di askush përveç Allahut ﷻ. Do t'i rrëmbejnë njerëzit në bazë të veprave të tyre: disa do të shkatërrohen për shkak të veprave, disa do të copëtohen (gjatë ecjes në Sirat), ose do të shpëtojnë, ose ngjashëm.
Pastaj Allahu shfaqet, e, kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij dhe dëshiron t'i nxjerrë prej Zjarrit me mëshirën e Tij ata që do, i urdhëron melekët t'i nxjerrin prej Zjarrit të gjithë ata që nuk i kanë bërë ortak Allahut asgjë dhe që kanë dëshmuar “la ilahe il-lallah”, të cilët Allahu dëshiron t'i mëshirojë. Në Zjarr do të njihen nga gjurmët e sexhdeve, sepse Zjarri e djeg të birin e Ademit përveç gjurmëve të sexhdeve, sepse Allahu ia ka ndaluar Zjarrit t'i djegë gjurmët e sexhdeve.
Do të dalin prej Zjarrit të djegur tërësisht. Pastaj do t'u hidhet një ujë që quhet Uji i Jetës, e do të mbijnë
siç mbin fara në mbetjet e vërshimit.
Kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij, mbetet një njeri me fytyrë nga Zjarri, konkretisht banori i fundit i Zjarrit që do të hyjë në Xhenet, i cili do të thotë:
- O Zoti im, po më helmon era e tij dhe po më përcëllon nxehtësia e tij, ma largo fytyrën time prej Zjarrit! Kështu, ai vazhdon ta lusë Allahun, derisa Allahu t'i thotë:
- Sikur të ta plotësoja këtë
(lutje), a do të kërkoje diçka tjetër?
- Jo, betohem në madhërinë Tënde! Nuk do të kërkoj diçka tjetër, - thotë ai dhe i betohet Zotit të vet e ia jep besën në çdo formë, aq sa Allahu të dojë.
Atëherë Allahu ia largon fytyrën prej Zjarrit.
Kur kthehet nga Xheneti dhe e sheh, mundohet të heshtë, aq sa të dojë Allahu, pastaj thotë:
- Zoti im! Më afro te dera e Xhenetit!
- A nuk më dhe besën dhe fjalën që nuk do të më kërkosh asgjë pas asaj që të është dhënë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ.
Ai thotë: “O Zot!” - dhe vazhdon të lutet, derisa Allahu i thotë:
- Nëse të plotësohet
(edhe) kjo, do të kërkosh diçka tjetër?
- Jo, betohem në madhërinë Tënde, se nuk do të kërkoj asgjë tjetër! - i betohet dhe besatohet Allahut, sa të dojë Ai, se nuk do të kërkojë diçka tjetër.
Pastaj e afron te dera e Xhenetit. Kur të afrohet aty, i shfaqet Xheneti dhe sheh harenë e gëzimin brenda tij. Mundohet të heshtë aq sa Allahu të dojë, pastaj thotë:
- Zoti im! Më fut në Xhenet!

- A nuk më dhe besën dhe fjalën që nuk do të më kërkosh asgjë pas asaj që të është dhënë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ.
- Zoti im! Mos më lër robin më të mjerë, - i drejtohet ai dhe vazhdon të lutet derisa Allahu ﷻ të qeshë me të dhe pastaj i thotë: “Hyr në Xhenet!”
Me të hyrë brenda, i thuhet: “Kërko ç'të duash!”

Ai kërkon e kërkon, madje edhe Allahu ia kujton (disa gjëra), e ai thotë: “Këtë e këtë, derisa t'i shterojë imagjinata, pastaj Allahu ﷻ i thotë: “E gjithë kjo dhe njëherë aq, të takon ty.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7437

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7438. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ata ibn Jezidi tregon: “Ebu Hurejra po rrëfente një hadith në prani të Ebu Seid Hudriut, i cili nuk i ndërhyri asgjë, derisa Ebu Hurejra erdhi te fjalët: (Allahu i Madhëruar i thotë:) E gjithë kjo dhe njëfishi i saj të takon ty.”
Ebu Seid Hudriu tha: “E gjithë kjo dhe dhjetëfishi i tyre”, o Ebu Hurejre?!
- Unë nuk e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë ndryshe, përveçse: “E gjithë kjo dhe njëfishi i saj të takon ty”, - ia ktheu Ebu Hurejra.
- Unë dëshmoj se i kam nxënë përmendsh nga i Dërguari i Allahut ﷺ fjalët: “E gjithë kjo dhe dhjetëfishi i tyre”, - i tha Ebu Seidi.
Ebu Hurejra shtoi: “Ky është personi i fundit prej banorëve të Xhenetit që do të hyjë në Xhenet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7438

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7439. Nga: Ebu Seid Hudriu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejdi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë e pyetëm Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? Ai iu përgjigj: “A keni vështirësi për ta parë Diellin dhe Hënën kur nuk ka re?”

- Jo, - i thamë.

Ai vazhdoi: “Edhe atë ditë nuk do të keni vështirësi për ta parë Zotin tuaj, siç nuk keni vështirësi për ta parë Diellin dhe Hënën. Një thirrës do të thërrasë: “Çdokush le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, pasuesit e kryqit shkojnë me kryqin, pasuesit e idhujve me idhujt dhe pasuesit e çdo zoti shkojnë me zotat e tyre, derisa të mbeten ata që e kanë adhuruar Allahun, bamirës e mëkatarë dhe disa që kanë ngelur nga radhët e ithtarëve të Librit. Pastaj sillet Xhehenemi dhe paraqitet sikurse të ishte mirazh. Hebrenjve u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Uzejrin, të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Dëshirojmë të na japësh ujë!” U thuhet: “Pini (atje)! Kështu, ata bien në Xhehenem.”

Pastaj të krishterëve u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Mesihun (Isain), të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka as bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Dëshirojmë të na japësh ujë!” U thuhet: “Pini (atje)!” Kështu, edhe ata bien derisa të mbesin vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë. Atëherë u thuhet: “Çfarë po prisni përderisa njerëzit e tjerë kanë shkuar?” Ata thonë: “Jemi distancuar prej tyre në kohën kur kishim nevojë për ta më shumë se sot. Dëgjuam një thirrës duke thirrur: “Secili popull le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar, kështu që ne po presim Zotin tonë.”

Atëherë vjen i Gjithëfuqishmi në një pamje më ndryshe se herën e parë dhe u thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata i thonë: “Ti je Zoti ynë, porse askush nuk i flet Atij përveç pejgamberëve.” Ai u thotë: “A keni ndonjë shenjë me të cilën e njihni Atë (Zotin tuaj)?” Ata thonë: “Kërciri.” Atëherë Ai e zbulon Kërcirin e Tij dhe çdo besimtar i bie në sexhde, ndërsa ata që Allahut i binin në sexhde sa për sy e faqe mbesin duke u përpjekur të bien, porse shpina u shndërrohet në një asht të vetëm (nuk përulet).

Pastaj sillet ura dhe vendoset në mes të dy anëve të Xhehenemit.” Ne e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është kjo urë?” Ai tha: “E rrëshqitshme, e lëmuar, në të cilën ka grepa, çengela dhe gjemba të gjerë e të lakuar (sikurse ato) që gjenden në Nexhd, që njihen me emrin sadan.

Ka besimtarë që kalojnë nëpër të si një e lëvizur e qërpikëve, si vetëtima, si era, si kuajt e shpejtë dhe devetë, e, ka prej tyre që shpëtojnë pa asnjë dëmtim, të tjerë që shpëtojnë të çjerrë, e disa të tjerë që zhyten në zjarrin e Xhehenemit, sakaq i fundit do të shkojë zvarrë.

Atë Ditë besimtarët do t'i kërkojnë me ngulm të Gjithëfuqishmit t'ua shpëtojë vëllezërit e tyre, më shumë sesa që ju kërkoni (në dynja) të drejtat tuaja që ju takojnë. Kur shohin se vetë kanë shpëtuar (nga Zjarri), do të thonë: “O Zoti ynë, vëllezërit tanë! Ata janë falur me ne, kanë agjëruar me ne dhe kanë bërë vepra të mira me ne.” Atëherë Allahu i Lartësuar u thotë: “Shkoni dhe këdo që e gjeni me iman në zemër sa një dinar, nxirreni.” Në atë rast Allahu ia ndalon Zjarrit t'i djegë trupat e tyre dhe ata shkojnë. Disa i gjejnë të zhytur në zjarr deri te këmbët, disa deri në mes të kërcirit. Kështu, i nxjerrin nga aty të gjithë të njohurit. Pasi të kthehen, Allahu u thotë: “Shkoni dhe këdo që gjeni me iman në zemër sa një gjysmë dinari, nxirreni.” Kështu, i nxjerrin të gjithë të njohurit. Pasi të kthehen, Allahu u thotë: “Shkoni dhe këdo që gjeni me iman në zemër sa grimca, nxirreni. Kështu, i nxjerrin të gjithë të njohurit.”

Ebu Seidi thotë: “Nëse nuk më besoni, lexojeni ajetin: “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (Nisa, 40)

Ebu Seidi vazhdon: “Pasi të ndërmjetësojnë pejgamberët, melekët dhe besimtarët, i Gjithëfuqishmi thotë: “Ka mbetur ndërmjetësimi Im.” Andaj, kap një grusht banorësh të Zjarrit, nga ku nxjerr njerëz që janë shkrumbuar, të cilët i hedh në një lumë buzë Xhenetit, që quhet Uji i Jetës. Si rrjedhojë, ata mbijnë në dy brigjet e tij, sikurse që mbin fara në baltën e vërshimit, siç i shihni anash shkëmbinjve dhe drurëve. Ato që ndodhen nga dielli, bëhen të gjelbra, kurse ato që ndodhen nga hija, mbesin të bardha.

Kështu, ata dalin sikurse të ishin margaritarë e në qafat e tyre stolisen me gjerdanë dhe hyjnë në Xhenet. Banorët e Xhenetit do të thonë: “Këta janë të amnistuarit e Mëshiruesit, i ka futur në Xhenet pa bërë asnjë vepër dhe pa bërë asnjë të mirë. Atyre do t'u thuhet: “Gjithë kjo që po shihni dhe njëfishi i saj është për ju.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7439

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7440. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hemam ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, besimtarët do të mbahen në një vend dhe të mërzitur nga kjo gjendje do të thonë: “Sikur të kërkonim ndërmjetësim te Zoti ynë (për ta filluar gjykimin) që të na rehatojë nga ky vend.” Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “Ti je Ademi, babai i njerëzimit. Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet, të ka strehuar në Xhenetin e Tij, melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, t'i ka mësuar emrat e çdo gjëje, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne, që të na rehatojë nga ky vend.” Ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë.” Pastaj e përmend gabimin që pati bërë kur hëngri nga pema e ndaluar dhe u thotë: “Shkoni te Nuhu, sepse ai është i dërguari i parë që Allahu i Lartësuar ua ka dërguar banorëve të Tokës.” Kështu, shkojnë te Nuhu, por ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë. Pastaj e përmend gabimin e vet që ka bërë, pra, pyetjen e tij drejtuar Zotit të vet pa dije. Prandaj u thotë: “Shkoni tek Ibrahimi, miku i Rrahmanit.” Kur shkojnë tek Ibrahimi, ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë”, dhe i përmend tri gënjeshtrat që i ka thënë, andaj u thotë: “Shkoni te Musai, një rob të cilit Allahu ia ka dhënë Tevratin dhe i ka folur nga afër.” Kur shkojnë te Musai, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë.” Kështu, e përmend gabimin e vet që e ka bërë, pra, vrasjen e një personi, andaj u thotë: “Shkoni tek Isai, robi dhe i dërguari i Allahut, njëherazi shpirti i (krijuar prej) Allahut dhe Fjala e Tij.” Pasi të shkojnë tek Isai, edhe ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë, andaj shkoni te Muhamedi ﷺ, një rob që Allahu ia ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhmet.” Kur vijnë tek unë, unë kërkoj leje nga Zoti im në Shtëpinë e Tij dhe mua më jepet leja. Posa ta shoh Atë, i bie në sexhde dhe Allahu më lë aq sa të dojë, pastaj më thotë: “Ngrije kokën, o Muhamed, fol, do të dëgjohesh, ndërmjetëso, do të të pranohet dhe kërko, do të të jepet. Unë do ta ngre kokën dhe do ta lavdëroj Zotin tim me lavdërime dhe falënderime që Ai do të m'i mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup (njerëzish), të cilët do të dal t'i marr dhe do t'i fus në Xhenet.”
Katadja shton: “Pastaj dal prej aty, i nxjerr ata nga Zjarri dhe i fus në Xhenet.
Pastaj kthehem sërish. Kërkoj leje nga Zoti im në Shtëpinë e Tij dhe më jepet leja. Posa ta shoh Atë, i bie në sexhde dhe Allahu më lë aq sa të dojë, pastaj më thotë: “Ngrije kokën, o Muhamed, fol, do të dëgjohesh, ndërmjetëso, do të të pranohet dhe kërko, do të të jepet. Unë do ta ngre kokën dhe do ta lavdëroj Zotin tim me lavdërime dhe falënderime që Ai do të m'i mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup (njerëzish), të cilët do të dal t'i marr dhe do t'i fus në Xhenet.”
Katadja shton: “Pastaj dal prej aty, i nxjerr ata nga Zjarri dhe i fus në Xhenet.
Pastaj kthehem për herë të tretë. Kërkoj leje nga Zoti im në Shtëpinë e Tij dhe më jepet leja. Posa ta shoh Atë, i bie në sexhde dhe Allahu më lë aq sa të dojë, pastaj më thotë: “Ngrije kokën, o Muhamed, fol, do të dëgjohesh, ndërmjetëso, do të të pranohet dhe kërko, do të të jepet.” Unë do ta ngre kokën dhe do ta lavdëroj Zotin tim me lavdërime dhe falënderime që Ai do të m'i mësojë, pastaj do të ndërmjetësoj. Ai do të më përcaktojë një grup (njerëzish), të cilët do të dal t'i marr dhe do t'i fus në Xhenet.”
Katadja shton: “Pastaj dal prej aty, i nxjerr ata nga Zjarri dhe i fus në Xhenet.
Kjo vazhdon derisa nuk do të mbetet në Zjarr askush përveç atyre që Kurani ka përcaktuar të mos dalin, pra, detyrimisht do të qëndrojnë aty përjetësisht.
Pastaj citoi ajetin:
“... është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.” (Isra, 79) Ky është “vendi i lavdishëm" që i është premtuar Pejgamberit tuaj ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7440

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7441. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ubejdullah ibn Sad ibn Ibrahimi na ka thënë: Më ka treguar xhaxhai im, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, i Dërguari i Allahut ﷺ i thirri ensarët dhe i tuboi në një tendë, pastaj u tha: “Duroni, derisa ta takoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, ndërkohë unë do të jem te Hauzi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7441

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

7442. Nga: Abdullah ibn Abasi

Thabit ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume, rabena, lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi, ve lekel hamdu ente rabus semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu ente nuru semavati vel erdi ve men fihine, entel haku, ve kavlukel haku, ve vadukel haku, ve likaukel haku, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ve seatu hakun, Allahume leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekeltu, ve ilejke hasemtu, ve bike hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve esrertu ve alentu, ve ma ente alemu bihi mini, la ilahe ila ente (O Allah, Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi. Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës, i tërë lavdërimi të takon Ty, Ti je Zoti i qiejve dhe Tokës me ç'ka në to, i tërë lavdërimi të takon Ty, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës me ç'ka në to. Ti je i Vërteti, Fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri është i vërtetë. Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur, për Ty armiqësohem dhe te Ti gjykohem. Andaj, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato publike, si dhe ato që Ti i di më mirë për mua, sepse s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje).”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Kajs ibn Sadi dhe Ebu Zubejri transmetojnë nga Tavusi se ka thënë: “(Në vend të shprehjes “Kajum - Kujdestari ka thënë) “Kajam”. Ndërkaq, Muxhahidi ka thënë: “Kajum do të thotë: “Ai që kujdeset për çdo gjë.” Po ashtu, Omeri e ka lexuar “Kajam"; sidoqoftë, secila prej tyre shpreh lavdërim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7442

Fjalë të panjohura?

7443. Nga: Adij ibn Hatimi

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu do t'i flasë çdonjërit. Mes tyre nuk do të ketë as përkthyes e as perde që e mbulon atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7443

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

7444. Nga: Ebu Musa Eshariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdusamedi, e ky nga Ebu Imrani, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdullah ibn Kajsi se babai i tij Abdullah ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy xhenete, enët dhe ç'ka në to janë prej argjendit. Dy xhenete të tjera, enët dhe ç'ka në to janë prej arit. Mes banorëve të Xhenetit dhe shikimit në Zotin e tyre është vetëm petku i madhështisë në Fytyrën e Tij, në Xhenetin Adën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7444

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7445. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Ajani dhe Xhami ibn Ebu Rashidi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm (në Allahun) për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, do ta takojë Allahun të zemëruar me të.”
Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e citoi nga Libri i Allahut të Madhërishëm ajetin që e vërteton këtë: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, ata nuk do të kenë pjesë në botën tjetër e as që do t'u flasë Allahu, as do t'i shikojë e as do t'i pastrojë prej mëkatesh, e për ta ka dënim të dhembshëm. (Ali Imran, 77)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7445

Hadithe të ngjashme: Shiko (22)

Fjalë të panjohura?

7446. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tre personave Allahu nuk u flet Ditën e Gjykimit dhe nuk i shikon:

1. Atë që betohet rrejshëm për një produkt se i kanë ofruar për t'ia blerë edhe më shtrenjtë;

2. Atë që betohet rrejshëm dikur pas ikindisë (në tregtinë gjatë mbrëmjes), që t'ia rrëmbejë pasurinë ndonjë muslimani (duke e mashtruar);

3. Dhe atë që e bllokon tepricën e ujit, të cilit në Ditën e Kiametit, Allahu do t'i thotë: “Sot do të ta ndaloj mirësinë Time ashtu siç e bllokoje mirësinë e asaj që nuk e pate bërë me duart e tua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7446

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7447. Nga: Ebu Bekrete

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi, e ky nga Ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha është rikthyer siç ka qenë atëherë kur Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë: tre radhazi: dhul kade, dhul hixhe dhe muharremi, si dhe muaji rexheb i fisit mudar, që gjendet mes muajve xhumada dhe shaban. (Pastaj pyeti:) Në cilin muaj jemi?”
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thamë.
Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha:
- “A nuk është muaji dhul hixhe?”
- Po, ashtu është.
- “Cili qytet është ky?”
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha:
- “A nuk është qyteti i shenjtë?”
- Po, ashtu është.
- “Çfarë dite është sot?”
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Pastaj heshti, saqë menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, por tha:
- “A nuk është dita e Bajramit të Kurbanit?
- Po, ashtu është.
- “Dijeni mirë se: gjaqet dhe pasuria, - ndërkaq Muhamed ibn Sirini thotë: “Me duket se ka thënë: dhe nderi juaj, - janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj. Ju do ta takoni Zotin tuaj, i Cili do t'ju pyesë për veprat tuaja. Mos u ktheni në humbje pas meje (pas vdekjes sime) e të vrisni njëri-tjetrin. Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë, sepse atij që do t'i kumtohet ndoshta e kupton më mirë se këta që po e dëgjojnë.” Muhamed ibn Sirini, kur e përmendte këtë, thoshte: “Pejgamberi ﷺ e ka thënë të vërtetën.”

Pastaj (Pejgamberi ﷺ) tha: “A e kumtova, vallë? A e kumtova, vallë?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7447

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur në lidhje me Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mëshira e Allahut është afër bamirësve.”

7448. Nga: Usame ibn Zejdi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa njëri nga bijtë e vajzave të Pejgamberit ﷺ ishte në prag të vdekjes, ajo i çoi fjalë të Dërguarit të Allahut ﷺ të shkojë, por ai ia ktheu: “Allahut i takon ajo që ka marrë dhe Atij i takon ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Le të bëjë durim dhe ta shpresojë shpërblimin.”
Ajo sërish i çoi fjalë dhe iu betua të shkonte. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u nis dhe bashkë me të u ngritëm edhe unë, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Kabi dhe Ubade ibn Samiti. Kur hymë brenda, të Dërguarit të Allahut ﷺ ia sollën foshnjën, i cili gërhiste si të ishte brenda një kaceku të vyshkur, gjë që e bëri Pejgamberin ﷺ të qajë. Sad ibn Ubade iu drejtua: “Po qan, vallë?!” Ai ia ktheu: “Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7448

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7449. Nga: Ebu Hurejra

Ubejdullah ibn Sad ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xheneti dhe Zjarri diskutuan te Zoti i tyre, e në atë rast Xheneti tha: “O Zot, ç'është puna që në Xhenet hyjnë vetëm njerëzit e dobët dhe ata që nuk vlerësohen?” Ndërkaq, Zjarri tha: “Unë jam rezervuar për mendjemëdhenjtë.” Allahu i tha Xhenetit: “Ti je mëshira Ime”, kurse Zjarrit i tha: “Ti je dënimi Im, me ty dënoj kë dua. Secili nga ju e ka mbushjen e vet.” I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdon: “Sa i përket Xhenetit, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt prej robërve të Vet, kurse për Zjarrin Ai do të krijojë kë të dojë dhe, kur të hidhen në të, Zjarri do të thotë: “A ka më shumë, - tri herë, - derisa Allahu ta vendosë Këmbën e Tij në të, e në atë rast Zjarri do të mbushet, ndërsa pjesët e tij shtyjnë njëra-tjetrën. Atëherë Zjarri thotë: “Mjafton! Mjafton! Mjafton!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7449

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7450. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa njerëz do t'i damkosë Zjarri, si ndëshkim për mëkatet që kanë bërë. Pastaj Allahu do t'i fusë në Xhenet, me mirësinë e mëshirës së Tij. Ata quhen “xhehenemlinjtë”.”

Hemami ka thënë: “Na ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7450

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu i mban qiejt dhe Tokën, që të mos zhduken...”

7451. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një rabin erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O Muhamed, Allahu do ta vendosë qiellin në një gisht, tokën në një gisht, malet në një gisht, pemët dhe lumenjtë në një gisht dhe krijesat e tjera në një gisht, pastaj, duke bërë me Dorë thotë: “Unë jam Mbreti!”
I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, pastaj recitoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut... (Zumer, 67)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7451

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur lidhur me krijimin e qiejve, Tokës dhe krijesave të tjera

Kjo (krijimi) është vepër dhe urdhër i Zotit të Madhëruar. Pra Zoti, me cilësitë, veprat dhe urdhrat e Tij, gjegjësisht Krijuesi, është Strukturuesi që nuk është i krijuar. Ndërkaq, ajo që vjen në ekzistencë me veprën, urdhrin, krijimin dhe strukturimin e Tij është gjë e bërë, e krijuar dhe e strukturuar.

7452. Nga: Abdullah ibn Abasi

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemri, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, kur Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e Mejmunes, unë bujta në shtëpinë e saj, për të shikuar se si falej i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë natës. Ai qëndroi pak duke biseduar me bashkëshorten e vet, pastaj u shtri. Në të tretën e fundit të natës ose një pjesë të saj, u ul, shikoi nga qielli dhe lexoi: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për mendarët.” (Ali Imran, 190) Pastaj u ngrit, mori abdes, e pastroi gojën me misvak dhe i fali njëmbëdhjetë rekate namaz. Kur Bilali e thirri ezanin, ai i fali edhe dy rekate të tjera dhe doli e ua fali njerëzve namazin e sabahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7452

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Ajeti: “Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar.”

7453. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, tek Ai, mbi Arsh, shkroi: “Mëshira Ime ia ka kaluar zemërimit Tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7453

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7454. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, i sinqerti që i është thënë e vërteta, ka thënë: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në copë gjaku të varur, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur). Pastaj, atij i dërgohet një melek i urdhëruar me katër gjëra: me furnizimin e tij, jetëgjatësinë, veprën, si dhe, nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën tjetër). Më pas, i fryhet shpirti në të. Ndodh që njeriu të punojë vepra të banorëve të Xhenetit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Xhenetit më shumë se një kut, por libri i tij ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të. Po ashtu, ndodh që ndokush të punojë vepra të banorëve të Zjarrit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Zjarrit më shumë se një kut, por libri ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7454

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7455. Nga: Abdullah ibn Abasi

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ iu drejtua Xhibrilit ﷺ: “O Xhibril, çfarë po të pengon të na vizitosh më shpesh se kaq?” Atëherë zbriti ajeti: “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk harron.” (Merjem, 64) Kjo ishte përgjigje për Muhamedin ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7455

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7456. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po kaloja me të Dërguarin e Allahut ﷺ nëpër arat e Medinës dhe ai ecte i mbështetur në një shkop, kaloi pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni. Por, ata e pyetën. Pejgamberi ﷺ, mbështetur në shkop, u ndal dhe unë qëndroja mbrapa. Kuptova se po i vinte shpallja. Pas pak, ai tha: “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85)
Kështu, njëra palë i tha tjetrës: “A nuk ju thamë të mos e pyesni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7456

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7457. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, atë që del në luftë për hir të Tij, për asgjë tjetër pos xhihadit në rrugën e Tij dhe për ta çuar në vend Fjalën e Allahut, ose do ta fusë në Xhenet, ose do ta kthejë në vendin e vet prej të cilit ka dalë, me gjithë shpërblimin dhe plaçkën e fituar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7457

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

7458. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “Një njeri që lufton për fanatizëm, ose për të shfaqur trimërinë, ose për sy e faqe, cila prej këtyre llogaritet në rrugën e Allahut?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta; i tilli konsiderohet në rrugën e Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7458

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Ajeti: “Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”

7459. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Shihab ibn Abadi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Humejdi, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në umetin tim në vazhdimësi do të jetë një grup njerëzish që do të triumfojnë ndaj të tjerëve, derisa t'u vijë caktimi i Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7459

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7460. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani se Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në umetin tim në vazhdimësi do të ketë njerëz që do ta zbatojnë fenë e Allahut, të cilëve nuk mund t'u bëjnë dëm as përgënjeshtruesit e as kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë në atë gjendje.”

Malik ibn Juhamiri ka thënë: “E kam dëgjuar Muadhin duke thënë: “Ata ndodhen në Sham.”

Ndërkaq Muaviu ka thënë: “Ky Maliku pretendon se e ka dëgjuar Muadhin duke thënë: “Ata gjenden në Sham.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7460

Fjalë të panjohura?

7461. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Nafi ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ndal para Musejlimes (Gënjeshtërmadhit) dhe shokëve të tij e i tha: “Sikur të ma kërkoje këtë copë dege, nuk do të ta jepja. Nuk do të mund ta tejkalosh caktimin e Allahut ndaj teje, e, nëse ia kthen shpinën (udhëzimit tim), Allahu do të të shkatërrojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7461

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7462. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musa ibn Ismaili transmeton nga Abdulvahidi, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po kaloja me Pejgamberin ﷺ nëpër arat e Medinës dhe ai ecte i mbështetur në një shkop, kaloi pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.”
- Do ta pyesim medoemos, - thanë ata. Kështu, disa u ngritën dhe thanë: “O Ebu Kasim! Ç'është shpirti?” Pejgamberi ﷺ heshti dhe unë kuptova se po i shpallej diçka. Pas pak, ai lexoi (ajetin): “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85)
Ameshi ka thënë: “Kështu qëndron në kiraetin tonë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7462

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Ajeti: “Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.”

“Sikur të gjithë drurët në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut. Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti.” (Llukman, 27) “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!” (Araf, 54)

7463. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, atë që del prej shtëpisë në luftë për hir të Tij, për asgjë tjetër pos xhihadit në rrugën e Tij dhe për ta çuar në vend Fjalën e Allahut, ose do ta fusë në Xhenet, ose do ta kthejë në vendin e vet me gjithë shpërblimin dhe plaçkën e fituar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7463

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur në lidhje me dëshirën dhe vullnetin

Allahu i Lartësuar ka thënë: - “E ju nuk mund të dëshironi (asgjë), përveç nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!” (Tekvir, 29) - “Ti i jep pushtetin atij që do...” (Ali Imran, 26) - “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: Unë do të bëj këtë nesër! Vetëm (nëse i shton): Në dashtë Allahu!” (Kehf, 23-24) - “... Allahu me këtë dëshiron lehtësim, e nuk dëshiron vështirësim për ju...” (Bekare, 185) Musejebi ka thënë se ajeti: “Ti (o Muhamed), me të vërtetë, nuk mund ta udhëzosh në rrugën e drejtë, atë që dëshiron ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit”, (Kasas, 56) ka zbritur për Ebu Talibin.

7464. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur t'i luteni Allahut, jini këmbëngulës në lutjen tuaj. Mos thoni: “(O Allah) më jep nëse Ti do, sepse Allahun nuk ka kush që mund ta detyrojë për diçka.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7464

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7465. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu; [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im Abdulhamidi, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ na trokiti (në derë) mua e Fatimes, bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe në atë rast na tha:

- “A nuk po faleni?!”

- O i Dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në Dorën e Allahut. Nëse dëshiron të na zgjojë, na zgjon, - i thashë unë.

Kur i thashë kështu, i Dërguari i Allahut u largua pa më thënë kurrgjë. Pastaj, teksa largohej, godiste kofshën e tij dhe e dëgjova duke thënë: “Por, njeriu është polemizues më tepër se kushdo tjetër.” (Kehf, 54)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7465

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7466. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari i shëmbëllen bimës së njomë: nga cilado anë që e godet era, ia lakon fletët dhe ia rrotullon, e, kur era qetësohet, bima drejtohet. Kështu është besimtari, fatkeqësia vetëm e lakon (por nuk e thyen). Ndërkaq, jobesimtari i shëmbëllen bredhit: i fortë e i drejtë, por Allahu e thyen atë kur të dojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7466

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7467. Nga: Abdullah ibn Omeri

Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa ishte në minber, duke thënë: “Kohëqëndrimi juaj (në këtë botë), në raport me umetet e tjera para jush, është sikurse koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Tevrati iu dha bartësve të vet (hebrenjve), të cilët punuan deri në mesditë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat. Inxhili iu dha bartësve të vet (të krishterëve), të cilët punuan deri në namaz të ikindisë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat. Pastaj Kurani ju dha juve, me të cilin punuat deri në perëndim të diellit, andaj u shpërblyet me nga dy kiratë. Bartësit e Tevratit thonë:
- O Zoti ynë! Këta kanë punuar më pak, porse janë shpërblyer më shumë?
- A mos vallë ju kam bërë padrejtësi sa i përket shpërblimit tuaj? - u thotë Allahu Fuqiplotë.
- Jo, - thonë ata.
- E po, kjo është mirësia Ime, ia jap kujt të dua, - thotë Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7467

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7468. Nga: Ubade ibn Samiti

Abdullah Musnediu na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Idrisi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Ia dhashë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ me një grup njerëzish, e në atë rast ai na tha: “Po e lidh besën me ju që: nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit dhe nuk do të më kundërshtoni kur t'ju urdhëroj për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu. E, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo është shpagim dhe pastrim për të. E, kujtdo që Allahu ia mbulon ato, atëherë i përket Allahut: nëse do, e dënon, e, nëse do, e fal atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7468

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

7469. Nga: Ebu Hurejra

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut, Sulejmani ﷺ, kishte gjashtëdhjetë gra. Një natë tha: “Sonte do të bëj marrëdhënie me gratë e mia, që secila grua të mbesë me barrë dhe të lindë nga një kalorës që do të luftojë në rrugën e Allahut.” Ai bëri marrëdhënie me gratë e tij. Por, asnjëra prej tyre nuk lindi fëmijë, përveç njërës që lindi një fëmijë gjysmak.” Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur Sulejmani të bënte përjashtim (të thoshte “inshallah"), secila grua do të mbeste me barrë dhe do të lindte nga një kalorës që do të luftonte në rrugën e Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7469

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7470. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab Thekafiu, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te një beduin (i sëmurë) për ta vizituar dhe i tha: “La bes, tahur inshallah (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu)!”
Beduini ia ktheu: “Pastrim?! Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7470

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7471. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Hushejmi, e ky nga Husajni, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në rastin kur i kishte zënë gjumi për namaz, tregon se Pejgamberi ﷺ u tha: “Allahu jua merr shpirtrat dhe jua kthen kur të dojë.” Kështu, ata i kryen nevojat fiziologjike, morën abdes dhe, kur lindi dielli e u zbardh, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe u fal.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7471

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7472. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Kazea na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Arexhi; [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Dy burra u zunë mes vete, njëri musliman, tjetri hebre. Muslimani, duke u betuar për diçka, tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Muhamedin kundrejt gjithë njerëzimit!” Hebreu tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain kundrejt gjithë njerëzimit!” Atëherë muslimani e ngriti dorën dhe i ra me shuplakë hebreut. Kështu, hebreu shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia tregoi ngjarjen e tij me muslimanin. Pejgamberi ﷺ tha: “Mos më mbivlerësoni kundrejt Musait, sepse, kur njerëzve do t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit dhe unë do të jem i pari që do të këndellem, do ta shoh Musain duke u mbajtur anash Arshit. Nuk di nëse edhe atij i ka rënë të fikët dhe është këndellur para meje apo është prej atyre ndaj të cilëve Allahu ka bërë përjashtim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7472

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

7473. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Is'hak ibn Ebu Isai na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dexhalli do të vijë në Medinë, ku do t'i gjejë melekët duke e ruajtur atë, andaj nuk do të mund t'i afrohet asaj, e as murtaja, me lejen e Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7473

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7474. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo pejgamber ka një lutje të pranuar, ndërsa unë, me lejen e Allahut, dua ta ruaj lutjen time për umetin tim, që të ndërmjetësoj për ta Ditën e Kiametit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7474

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7475. Nga: Ebu Hurejra

Jesera ibn Safvan ibn Xhemil Lahmiu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në gjumë, pashë në ëndërr se isha pranë një pusi. Nxora prej tij (ujë) aq sa deshi Allahu, pastaj e mori Ibn Ebu Kuhafe (Ebu Bekri) dhe nxori një ose dy kova ujë, porse gjatë nxjerrjes kishte dobësi, Allahu e faltë! Pastaj e mori Omeri, e në atë rast kova (në dorën e tij) u bë e madhe. Nuk kam parë njeri më të shkathët në nxjerrje se ai, nxori aq ujë, saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7475

Fjalë të panjohura?

7476. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberit ﷺ i vente ndonjë lypës ose dikush që kishte ndonjë nevojë, thoshte: “Ndërmjetësoni, që të shpërbleheni. Allahu cakton çfarë të dojë përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7476

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7477. Nga: Ebu Hurejra

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7477

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7478. Nga: Ubej ibn Kab Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Hafsi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fezariu debatuan për personin që e kishte takuar Musai ﷺ, nëse ai ka qenë vetë Hidri, apo jo. Pranë tyre kaloi Ubej ibn Kab Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e thirri e i tha: “Unë dhe ky shoku im po diskutonim rreth personit që Musai ﷺ bëri rrugë për ta takuar. A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë folur për të?”
Ai iu përgjigj: Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, shkoi një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?”
- Jo, - tha Musai ﷺ.
Atëherë, Musait iu shpall: “Po, robi Ynë, Hidri
(është më i ditur).”
Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë. Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë
(Hidrin), - iu tha atij. Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det.
Kur djaloshi, që e shoqëronte, i tha: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Musai ia ktheu: “
Këtë po e prisnim.” Kështu, u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7478

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

7479. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu; [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nesër, në dashtë Allahu i Lartësuar, vendqëndrimi ynë është te shpati i benu kinanëve, aty ku (paganët) janë betuar për mosbesim.” Kishte për qëllim vendin Muhasab (mes Mekës dhe Minas).

Referenca: Sahihu i Buhariut 7479

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7480. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i rrethoi banorët e Taifit dhe nuk arriti t'i mposhtë, tha: “Do të largohemi, në dashtë Allahu.” Atëherë muslimanët thanë: “Të kthehemi pa e çliruar?!” Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Sulmoni në mëngjes, pra!”
Së këndejmi, ata i sulmuan në mëngjes, por vetëm u plagosën. Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Do të largohemi nesër, në dashtë Allahu.” Kjo u pëlqeu sahabëve, gjë që e bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të buzëqeshë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7480

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Ajeti: “Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.”

Buhariu thotë se në ajet nuk është thënë: "Çfarë ka krijuar Zoti juaj (për fjalët e Allahut Fuqiplotë)? Po ashtu, i Madhëruari ka thënë: “E kush ndërmjetëson tek Ai, përveçse me lejen e Tij?” (Bekare, 255) Mesruku transmeton se Ibn Mesudi ka thënë: "Kur Allahu flet me shpallje, banorët e qiejve dëgjojnë diçka, porse, kur u hiqet frika nga zemrat e tyre dhe qetësohet zëri, ata e dinë se kjo është e vërteta, andaj thërrasin: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën!” Përmendet nga Xhabiri se ka transmetuar nga Abdullah ibn Unejsi ka thënë: "E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu i tubon robërit e Vet dhe i thërret me një zë që e dëgjon i largëti sikurse që e dëgjon i afërmi: "Unë jam Meliku (Mbreti), Unë jam Dejani (Shpërblyesi).”

7481. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ikrime se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu të caktojë ndonjë punë në qiell, melekët rrahin krahët në shenjë përuljeje ndaj urdhrit të Tij, sikurse zinxhiri (kur bie) mbi sipërfaqen e gurit të lëmuar, kur Allahu ua kalon urdhrin atyre.

Pasi t'u largohet frika nga zemrat, ata thonë: “Çka tha Zoti juaj? - Të vërtetën. Ai është i Larti dhe i Madhi! - përgjigjen të tjerët.”

Aliu ka thënë: “Këtë na e ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra. Sufjani ka thënë: “Amri ka thënë: “E kam dëgjuar Ikrimen duke thënë: “E kam dëgjuar Ebu Hurejrën.” Aliu ka thënë: “I kam thënë Sufjanit: “A e ke dëgjuar Ikrimen duke thënë: “E kam dëgjuar Ebu Hurejrën?” Tha: “Po.” I thashë Sufjanit: “Një person ka transmetuar nga Amri, e ky nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra prej Pejgamberit ﷺ se ajetin e ka lexuar kështu: “fuzia”. Sufjani ka thënë: “Kështu e ka lexuar Amri, porse nuk e di nëse e ka dëgjuar kështu apo jo.” Sufjani ka thënë: “Kështu e lexojmë ne.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7481

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7482. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk dëgjon diçka më vëmendshëm sesa që dëgjon Pejgamberin ﷺ duke kënduar Kuran.”
Një nxënës i Ebu Selemes ka thënë se hadithi aludon në leximin me zë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7482

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7483. Nga: Ebu Seid Hudriu

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë:
- O Adem!
- Po të përgjigjem me shumë kënaqësi, - thotë Ademi.
Atëherë do të thirret me zë: “Allahu po të urdhëron që të nxjerrësh
(të ndash) prej pasardhësve të tu grupin e Zjarrit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7483

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7484. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në asnjë grua nuk kam xhelozuar siç kam xhelozuar në Hadixhen. Allahu e urdhëroi Pejgamberin ﷺ që atë ta përgëzojë me një shtëpi në Xhenet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7484

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Të folurit e Allahut me Xhibrilin si dhe thirrja që Allahu ua bën melekëve

Mameri, për ajetin: “Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani…”, (Neml, 6) ka thënë: "Pra, ty të zbret dhe ti e mëson atë, - e merr prej tyre. Ngjashëm edhe ajeti: “Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij…” (Bekare, 37)

7485. Nga: Ebu Hurejra

Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Allahu e do filanin, duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e qiellit: “Allahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e qiellit fillojnë ta duan atë. Kështu, bëhet i pranueshëm edhe në Tokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7485

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7486. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe ibn Seidi transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët, që ju përcjellin, ndërrohen gjatë natës dhe ditës. Ata takohen në namazin e ikindisë dhe në namazin e sabahut. Pastaj, melekët që kanë bujtur, ngrihen (për tek Allahu) dhe Ai i pyet, ndonëse e di më mirë se ta: “Si i latë robërit e Mi?” Ata thonë: “I lamë duke u falur, ashtu siç i gjetëm duke u falur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7486

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7487. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Vasili, e ky nga Mugire se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ më erdhi dhe më përgëzoi: “Kushdo që vdes pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet.”
- Edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina? - e pyeta Xhibrilin.
- Po, edhe nëse vjedh, edhe nëse bën zina, - iu përgjigj ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7487

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Ajeti: “... Ai ta ka shpallur atë me dijeninë e Tij; po ashtu edhe melekët dëshmojnë për këtë.”

Muxhahidi, në lidhje me ajetin: “Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre...”, (Talak, 12) ka thënë: Përmes qiellit të shtatë dhe tokës së shtatë.

7488. Nga: Bera ibn Azibi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak Hemdaniu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i tha dikujt: “O ti filan, kur të shkosh në shtrat, thuaj: “Allahume eslemtu nefsi ilejke, ve vexhehtu vexhhi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke, ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe'e ve la menxha minke ila ilejke. Amentu bi kitabike ledhi enzelte ve bi nebijike ledhi erselte (O Allah! Ta kam dorëzuar veten time Ty, fytyrën time e kam kthyer nga Ti, çështjen time ta kam lënë vetëm Ty dhe vetëm te Ti mbështetem, duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar prej Teje. Strehim dhe shpëtim ka vetëm te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, që e ke zbritur dhe në të Dërguarin Tënd, që e ke dërguar). Po vdiqe atë natë, ke vdekur në natyrshmërinë islame, e, nëse gdhihesh, do ta marrësh shpërblimin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7488

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7489. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua kundër ahzabit (aleatëve idhujtarë) duke thënë: “O Allah, Ti që e ke shpallur Librin dhe që i llogarit gjërat shpejt, mposhti aleatët e mosbesimit dhe tronditi ata!”

Humejdiu shton: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Halidi se ka thënë: “E kam dëgjuar Abdullahun të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7489

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

7490. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi transmeton nga Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “... Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë e as me zë tepër të ulët...”, (Isra, 110) ka thënë: “Ky ajet ka zbritur në kohën kur i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte i fshehur në Mekë. Kur e ngrinte zërin (duke lexuar Kuran) dhe e dëgjonin idhujtarët, e shanin Kuranin, Atë që e ka zbritur dhe atë që e ka përcjellë. Prandaj, Allahu i Lartësuar tha: “... Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë...”, e të dëgjojnë idhujtarët, “... dhe as me zë tepër të ulët...”, saqë shokët e tu të mos e dëgjojnë, “... por kërko një rrugë të mesme”, në mënyrë që të dëgjojnë (shokët), por jo me zë të lartë, ashtu që ta mësojnë Kuranin prej teje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7490

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata dëshirojnë ta ndryshojnë Fjalën e Allahut...”

“Ky (Kurani) është një Fjalë ndarëse," domethënë: (Fjalë) e vërtetë. "Dhe nuk është aspak shaka!,” domethënë: (nuk është) lojë. (Tarik, 13-14)

7491. Nga: Ebu Hurejra

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “I biri i Ademit më fyen Mua; ai e shan kohën, ndërsa Unë jam koha (Zoti i saj): në Dorën Time është tërë çështja, e ndërroj natën me ditën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7491

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7492. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjëruesi e lë epshin, ushqimin dhe pijen për Mua. Agjërimi është mburojë. Agjëruesi i ka dy gëzime: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut (lloj parfumi).

Referenca: Sahihu i Buhariut 7492

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7493. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një ditë, teksa Ejubi ﷺ lahej i zhveshur, para tij ranë disa karkaleca të artë. Ejubi filloi t'i tubojë në rrobën e vet. Atëherë, Zoti i tij e thirri: “O Ejub! A nuk të kam dhënë mjaftueshëm, që të mos kesh nevojë për këto që po sheh?” Ai tha: “Posi, o Zoti im! Por, nuk ngopem dot nga begatitë e Tua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7493

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7494. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Abdullah Egarri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon Madhërisë së Tij) çdo natë në qiellin e botës, në të tretën e fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, e t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, e ta fal?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7494

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7495. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi të fundit (si umet), por të parët në Ditën e Gjykimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7495

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

7496. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Jep, të të jap.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7496

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7497. Nga: Ebu Hurejra

Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga Amare, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Xhibrili i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “Ja, po vjen Hadixhja me një enë me ushqim, - ose ka thënë: me një enë me pije. - Jepi selam prej Zotit të saj, si dhe përgëzoje me një shtëpi prej margaritari (në Xhenet), në të cilën nuk ka as zhurmë, as lodhje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7497

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7498. Nga: Ebu Hurejra

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Për robërit e Mi të mbarë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7498

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7499. Nga: Abdullah ibn Abasi

Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Ahveli, e këtij i ka treguar Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ falej natën, thoshte: “Allahume, lekel hamdu, ente nuru semavati vel erdi, ve lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu ente rabus semavati vel erdi ve men fihine, entel haku ve vadukel haku, ve kavlukel haku, ve likaukel haku, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ven nebijune hakun, ve seatu hakun; Allahume leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve ma esrertu ve ma alentu, ente ilahi, la ilahe ila ente (O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Ty të takon lavdërimi, Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës. Ty të takon lavdërimi, Ti je Zoti i qiejve e i Tokës dhe ç'ka në to. Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë. Fjala Jote është e vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë, e edhe Xhehenemi është i vërtetë. Pejgamberët janë të vërtetë. Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur dhe te Ti jam kthyer. Për Ty armiqësohem, te Ti gjykohem, m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike. Ti je i Adhuruari im, nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7499

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7500. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junus ibn Jezid Ejliu, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të, por, më pas, Allahu e pastroi nderin e saj. Ajo rrëfen: “Por, për Allahun, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste shpallje që do të lexohet, për pafajësinë time, pasi që nuk e konsideroja veten time aq të denjë saqë Allahu të flasë për mua me citate që lexohen (me Kuran). Thjesht shpresoja se i Dërguari i Allahut ﷺ me gjasë do të shihte ndonjë ëndërr, përmes së cilës Allahu do të qartësonte pafajësinë time. Kështu, Allahu i Lartësuar shpalli: “Pa dyshim se ata që shpifën janë një grup nga mesi juaj...” (Nur, 11-20) - dhjetë ajete.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7500

Hadithe të ngjashme: Shiko (17)

Fjalë të panjohura?

7501. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu u thotë (melekëve): “Kur robi Im synon të veprojë një të keqe, mos ia shkruani, derisa ta veprojë. Nëse e vepron, shkruajani vetëm një gabim, e, nëse e braktis për Mua, shkruajani një të mirë. Kur ai synon të bëjë një të mirë dhe nuk e vepron, shkruajani një të mirë, e, nëse e vepron, shkruajani dhjetë deri në shtatëqindfish.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7501

Fjalë të panjohura?

7502. Nga: Ebu Hurejra

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Muavi ibn Ebu Muzerridi, e ky nga Seid ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi Allahu i krijoi krijesat, lidhja farefisnore u ngrit dhe Allahu iu drejtua:
- Çfarë?
- Kjo është pozita e atij që kërkon mbrojtjen Tënde prej shkëputjes (së lidhjes familjare), - i tha ajo.
- A nuk je e kënaqur që Unë t'i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe t'i shkëpus me atë që i shkëput me ty? - i tha Allahu.
- Posi, o Zoti im!
- Le të mbetet kjo për ty, pra, - i tha Allahu.”
Pastaj Ebu Hurejra lexoi ajetin: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkëputnit lidhjet farefisnore.” (Muhamed, 22)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7502

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7503. Nga: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Salihu, e ky nga Ubejdullahu se Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur njëherë ra shi, Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ka thënë: “Disa robër të Mi gdhinë duke më mohuar, e të tjerë duke më besuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7503

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7504. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Nëse robi Im e do takimin me Mua, edhe Unë e dua takimin me të. E, nëse ai e urren takimin me Mua, edhe Unë e urrej takimin me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7504

Fjalë të panjohura?

7505. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7505

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7506. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një njeri që kurrë nuk kishte bërë ndonjë punë të mirë, tha: “Pasi të vdes, më digjni dhe gjysmën e hirit hidheni në tokë, kurse gjysmën tjetër në det, sepse, betohem në Allahun se, nëse Ai më ringjall, do të më dënojë si askënd më parë.” Mirëpo, Allahu e urdhëroi detin dhe tuboi çdo grimcë të tij që gjendej në det, pastaj e urdhëroi edhe Tokën dhe tuboi çdo grimcë që gjendej në të, atëherë Allahu e pyeti: “Çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai tha: “Frika prej Teje, Ti e di më së miri.” Kështu, Allahu e fali.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7506

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7507. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Asimi, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullahu, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një rob bëri një mëkat, pastaj tha: “O Zot, bëra mëkat, andaj më fal mua!” Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim.”
Pasi kaloi një kohë, aq sa Allahu deshi, ai sërish bëri mëkat dhe tha: “O Zot, sërish bëra mëkat, andaj më fal!” Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim.”
Pasi kaloi një kohë, aq sa Allahu deshi, ai sërish bëri mëkat dhe tha: “O Zot, sërish bëra mëkat, andaj më fal! Allahu tha: “E ditka robi Im se ka një Zot, i Cili e fal mëkatin dhe dënon për të? Po ia fal robit Tim”,
- dhe për së treti tha: "Le të bëjë çfarë të dojë (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7507

Fjalë të panjohura?

7508. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Ukbe ibn Abdulgafiri se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një njeri prej popujve para jush, që Allahu e kishte furnizuar me pasuri dhe fëmijë, kur i erdhi vdekja, u tha të bijve: “Çfarë babai kam qenë për ju?” Ata i thanë: “Babai më i mirë.” Ai u tha: “Unë nuk kam asnjë vepër të mirë tek Allahu, e, nëse Allahu më ringjall, do të më dënojë. Prandaj, kur të vdes, më digjni të tërin, derisa të bëhem qymyr, pastaj më thërrmoni. E, kur ndonjë ditë të fryjë erë e fortë, më hidhni në det.” Kështu, ua mori premtimin, duke i shtyrë të betohen në Allahun. Ata ashtu vepruan: (hirin) e shpërndanë në një ditë me erë të fortë.” Allahu i Madhëruar tha: “Bëhu!” - dhe, për një moment, ai gjeti veten duke qëndruar në këmbë. Pastaj e pyeti: “O robi Im, çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai iu përgjigj: “Frika prej Teje.” Me ta thënë këtë fjalë, Allahu e mbuloi me mëshirën e Tij.”

Në një transmetim tjetër qëndron: “Nuk e pyeti asgjë tjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7508

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Të folurit e Allahut të Madhëruar me pejgamberët dhe me të tjerët në Ditën e Kiametit

7509. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jusuf ibn Rashidi na ka thënë: Na ka treguar Ahmed ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Ebu Bekër ibn Ajashi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Kur të bëhet Dita e Kiametit, mua më jepet leja për ndërmjetësim, andaj do të them: “O Zot, futi në Xhenet të gjithë ata që në zemër kanë besim sa një farë sinapi!” Kështu, ata do të hyjnë. Pastaj do të them: “Futi në Xhenet të gjithë ata që në zemër kanë sado pak besim.”
Enesi shton: “Sikur po i shoh tani gishtërinjtë e të Dërguarit të Allahut ﷺ (duke aluduar në sasi të vogël).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7509

Fjalë të panjohura?

7510. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Mabed ibn Hilal Aneziu tregon: “U tubuam me disa banorë të Basrës dhe, së bashku me Thabit Bunaniun, shkuam tek Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që Thabiti ta pyesë për hadithin e ndërmjetësimit, në vend tonin. Enesin e gjetëm në pallatin e vet dhe qëlluam në kohën kur ishte duke e falur namazin e duhasë. Kërkuam leje për të hyrë dhe ai na lejoi. Kur hymë, ai ishte ulur në shtrat. Thabitit i thamë: “Për asgjë mos e pyet para hadithit të ndërmjetësimit.” Kështu, Thabiti iu drejtua: “O Ebu Hamza, këta vëllezërit e tu, banorë të Basrës, kanë ardhur të të pyesin për hadithin e ndërmjetësimit.” Atëherë, Enesi tha: “Muhamedi ﷺ na ka thënë: “Ditën e Kiametit, njerëzit tolloviten me njëri-tjetrin (nga trishtimi). Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “Ndërmjetëso te Zoti yt për ne.” Ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë, por shkoni tek Ibrahimi, sepse ai është miku i Rrahmanit (të Gjithëmëshirshmit).” Kur shkojnë tek Ibrahimi, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, por shkoni te Musai, të cilit i ka folur Allahu.” Kur shkojnë te Musai, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, porse shkoni tek Isai, sepse ai është shpirt i krijuar prej Allahut dhe me Fjalën e Tij.” Ata shkojnë tek Isai, por edhe ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, andaj shkoni te Muhamedi ﷺ.” Kur vijnë tek unë, unë u them: “Unë jam për këtë punë.” Kështu, i kërkoj leje Zotit tim dhe Ai më jep leje. Në atë rast, Allahu më inspiron lavdërime me të cilat e lavdëroj Atë, e që tash nuk i di. Kështu, unë e lavdëroj Atë me ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij. Pastaj më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet dhe ndërmjetëso, do të të pranohet.” Unë do të them: “O Zot, umeti im, umeti im!” Atëherë më thuhet: “Shko dhe nxirr prej tij (Zjarrit) çdokënd që në zemër ka besim sa kokrra e elbit.” Atëherë, unë shkoj dhe e bëj këtë. Pastaj kthehem, e lavdëroj me po ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij, e në atë rast më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet dhe ndërmjetëso, do të të pranohet.” Unë do të them: “O Zot, umeti im, umeti im!” Atëherë më thuhet: “Shko dhe nxirr prej tij (Zjarrit) çdokënd që në zemër ka besim sa grimca, - ose ka thënë: sa fara e sinapit.” - Kështu, unë shkoj dhe e bëj këtë. Pastaj kthehem, e lavdëroj me po ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij, e në atë rast më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet dhe ndërmjetëso, do të të pranohet.” Unë do të them: “O Zot, umeti im, umeti im!” Atëherë më thuhet: “Shko dhe nxirr prej Zjarrit çdokënd që në zemër ka besim minimumin e minimumit sa peshon fara e sinapit.” Kështu, unë shkoj dhe i nxjerr prej Zjarrit.”

Mabed ibn Hilali shton: “Pasi dolëm nga Enesi, u thashë disa shokëve të mi: “Sikur të ndaleshim pak te Haseni, i cili po qëndron në shtëpinë e Ebu Halifes dhe t'i tregojmë atë që Enes ibn Maliku na tregoi.” Kështu shkuam, i dhamë selam dhe ai na ftoi brenda. I thamë: “O Ebu Seid, erdhëm prej vëllait tënd, Enes ibn Malikut, drejt e te ti. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar ndonjë transmetim sikur atë për ndërmjetësimin.” Haseni tha: “Tregomani!” Ia treguam hadithin, por, kur rrëfyesi kreu transmetimin, Haseni i tha: “Vazhdo!”

- Nuk na ka treguar më shumë se kaq, - i thamë.

Atëherë Haseni tha: “Kur Enesi ishte i fortë, para njëzet vjetësh, ma ka treguar këtë hadith. Mirëpo nuk e di nëse ka harruar ndonjë pjesë apo nuk ka dashur që ju të mbështeteni (në përgëzimin që sjell ky hadith).”

- O Ebu Seid, na trego pra ti, - i thamë.

Ai qeshi dhe tha: “Njeriu është krijuar i ngutshëm. Nuk jua përmenda këtë veçse kisha për qëllim t'jua tregoj hadithin. Edhe mua më ka treguar siç ju ka treguar juve dhe ka thënë: “Pastaj do të kthehem për herë të katërt, e lavdëroj me po ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij, e në atë rast më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol, do të dëgjohesh, kërko, do të të jepet dhe ndërmjetëso, do të të pranohet. Unë do të them: “O Zot, më lejo (të ndërmjetësoj) për çdokënd që ka thënë: “La ilahe il-lallah.” Atëherë Allahu më thotë: “Për krenarinë, madhështinë, lartmadhërinë dhe madhërinë Time do të nxjerr prej tij (Zjarrit) çdokënd që thotë: “La ilahe il-lallah.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7510

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7511. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e ky nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banori i fundit i Xhenetit që do të hyjë në Xhenet, njëherazi banori i fundit i Zjarrit që do të dalë prej Zjarrit, është një burrë i cili del duke u zvarritur. Zoti i tij i thotë: “Futu në Xhenet!” Ai thotë: “O Zot! Xheneti qenka mbushur! “Allahu ia përsërit atë tri herë, porse ai gjithherë i thotë: “O Zot, Xheneti qenka mbushur!” Atëherë Allahu i thotë: “Ti do të kesh sa dhjetë herë dynjaja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7511

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7512. Nga: Adij ibn Hatimi

Ali ibn Huxhri na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e ky nga Ameshi, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon majtas, sërish nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon para vetes, por nuk sheh asgjë përveç Zjarrit përpara fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.”
Ameshi na ka thënë: “Më ka treguar Amër ibn Murra nga Hajtheme, ngjashëm me këtë hadith, përpos që ka shtuar: “Qoftë dhe me një fjalë të mirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7512

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

7513. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një rabin hebre erdhi dhe tha: “Kur të bëhet Dita e Kiametit, Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, ujin dhe dheun në një gisht, krijesat në një gisht, pastaj do t'i lëkundë dhe do të thotë: “Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti!”
E pashë Pejgamberin ﷺ të qeshë, saqë iu dukën edhe dhëmballët, i mahnitur dhe në formë miratimi për fjalët e tij, pastaj recitoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! (Zumer, 67)

Referenca: Sahihu i Buhariut 7513

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

7514. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
- E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)?
Ai ia ktheu: Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndonjëri prej jush do t'i afrohet Zotit të vet dhe Ai do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta pyesë:
- A ke vepruar kështu e kështu?
- Po, - përgjigjet robi.
- A ke vepruar kështu e kështu?
- Po, - përgjigjet sërish.
Pastaj, Allahu e bën që t'i pranojë të gjitha mëkatet dhe i thotë: “T'i kam mbuluar në dynja e sot po t'i fal të gjitha”,
- tha Ibn Omeri.

Ademi ka thënë: “Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Safvani nga Ibn Omeri (se ka thënë): “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7514

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe Allahu i foli Musait me fjalë.”

7515. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ademi e Musai debatuan mes vete dhe Musai i tha: “Ti je Ademi, që i ke nxjerrë pasardhësit e tu prej Xhenetit?” Ademi ia ktheu: “Ndërkaq, ti je Musai, që Allahu të përzgjodhi me shpallje dhe të foli drejtpërdrejt, e pastaj po më fajëson mua për diçka që më është përcaktuar para se të krijohem?!” Kështu, Ademi triumfoi kundrejt Musait.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7515

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7516. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, besimtarët do të tubohen, e në atë rast do të thonë: “Sikur të kërkonim ndërmjetësim te Zoti ynë (për ta filluar gjykimin), që të na rehatojë nga ky vend.” Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “Ti je Ademi, babai i njerëzimit. Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet, melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, t'i ka mësuar emrat e çdo gjëje, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne, që të na rehatojë.” Ai u thotë: “Unë nuk jam kompetent për këtë" - dhe ua përmend gabimin e vet që e ka bërë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7516

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7517. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani nga Sherik ibn Abdullahu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen për natën e Israsë, kur i Dërguari i Allahut udhëtoi prej Xhamisë së Qabesë. Para se t'i vinte shpallja, i vajtën tre burra teksa ai po flinte në Xhaminë e Qabesë. I pari tha: “Cili prej këtyre është ai?” I mesmi iu përgjigj: “Më i miri i tyre.” Pastaj njëri prej tyre tha: “Merreni më të mirin e tyre.” Kjo pati ndodhur atëkohë, e, që atëherë Pejgamberi nuk i kishte parë në ëndërr, derisa i erdhën një natë tjetër. Atij sytë i fle, por jo edhe zemra. Kështu janë pejgamberët, sytë u flenë, por jo edhe zemrat. (Kur erdhën) pa folur fare e morën dhe e vendosën te pusi Zemzem. Pastaj e mori Xhibrili, i cili ia çau gjoksin prej trakesë deri te diafragma, ia zbrazi dhe brendësinë e tij e lau me ujë Zemzemi me dorën e vet, derisa e pastroi mirë. Pastaj Xhibrilit i sollën një tas prej ari, në të cilin kishte një enë (më të vogël) po ashtu prej ari, të mbushur me besim dhe urtësi, me të cilën ia mbushi gjoksin dhe damarët qafës, pastaj ia mbylli.

Pas kësaj u ngjitën së bashku në qiellin e dynjasë. Xhibrili trokiti në një nga dyert e tij, e në atë rast banorët e qiellit e thirrën:

- Kush është?

- Xhibrili, - u përgjigj ai.

- E kush është me ty? - pyetën.

- Me mua është Muhamedi, - tha ai.

- I është dërguar shpallja? - pyeti (roja).

- Po.

- Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - thanë ata.

Banorët e qiellit u gëzuan nga kjo gjë. Ata nuk kanë njohuri se çfarë dëshiron të bëjë Allahu me urdhrin e Tij në Tokë, derisa t'u tregojë Ai vetë.

Në qiellin e dynjasë e gjeti Ademin. Xhibrili iu drejtua: “Ky është babai yt, Ademi, jepi selam!” Pejgamberi e përshëndeti me selam dhe ai ia ktheu e i tha: “Mirë se ke ardhur, o bir! Sa bir i mirë që je!”

Në qiellin e dynjasë i pa dy lumenj duke rrjedhur, andaj pyeti: “Cilët janë këta dy lumenj, o Xhibril?”

- Këta dy janë burimet e Nilit dhe Eufratit, - tha Xhibrili.

Pastaj vazhduan tutje në qiell, ku panë një lumë tjetër, mbi të cilin ngrihej një pallat prej margaritari dhe akuamarini. Pejgamberi e futi dorën në lumë, për të kuptuar se lymi i tij ishte myshk me aromë të fortë. Pejgamberi pyeti: “Çka është ky, o Xhibril?”

- Ky është Keutheri që Zoti yt e ruan për ty, - tha Xhibrili.

Pastaj u ngjitën së bashku në qiellin e dytë, ku melekët ia bënë të njëjtat pyetje si herën e parë:

- Kush është?

- Xhibrili, - u përgjigj ai.

- E kush është me ty? - pyetën.

- Muhamedi , - tha ai.

- I është dërguar shpallja? - pyeti (roja).

- Po.

- Mirë se ka ardhur! Sa mirë që ka ardhur! - thanë ata.

Pastaj u ngjitën në qiellin e tretë, ku ia bënë të njëjtat pyetje si në dy qiejt e parë. Pastaj u ngjitën në qiellin e katërt, ku ia thanë të njëjtat fjalë. Pastaj u ngjitën në qiellin e pestë, ku ia thanë të njëjtat fjalë. Pastaj u ngjitën në qiellin e gjashtë, ku ia thanë të njëjtat fjalë. Pastaj u ngjitën në qiellin e shtatë, ku ia thanë të njëjtat fjalë.

Në çdo qiell kishte pejgamberë, të cilëve ua përmendi emrat, porse unë i mbajta në mend vetëm këta: Idrisin në qiellin e dytë, Harunin në të katërtin, një tjetër në të pestin, emrin e të cilit nuk e mbajta në mend, Ibrahimin në të gjashtin dhe Musain në të shtatin, pozitë kjo për shkak të vlerës së të folurit me Allahun. Musai tha: “O Zot, nuk kam menduar se dikush do të ngrihet më lart se unë.”

Pastaj e ngritën mbi këtë, në lartësi që vetëm Allahu i di, derisa arriti te Sidretu Muntehaja. I Gjithëfuqishmi, Zoti i madhështisë, iu afrua aq shumë saqë mes tyre kishte distancë sa dy harqe, ose edhe më afër. Allahu i shpalli, dhe ndër gjërat që ia shpalli ishin edhe pesëdhjetë namazet për umetin tënd çdo ditë e natë.

Pastaj u lëshua teposhtë derisa arriti te Musai, i cili e ndali dhe i tha: “O Muhamed, çfarë të obligoi Zoti yt?” Ai i tha: “Më janë obliguar pesëdhjetë namaze gjatë ditës dhe natës.” Musai i tha: “Umeti yt nuk mund ta përballojë këtë, andaj kthehu dhe kërko prej Zotit tënd të ta lehtësojë ty dhe umetit tënd (numrin e namazeve). Pejgamberi e shikoi Xhibrilin, sikur donte të konsultohej rreth kësaj, andaj Xhibrili i bëri me shenjë: “Po, nëse do.” Kështu, u ngjitën sërish tek i Gjithëfuqishmi dhe, duke qenë në vendin e vet, tha: “O Zot, na e lehtëso, sepse umeti im nuk mund ta përballojë këtë.” Kështu, Allahu ia hoqi dhjetë namaze.

Pastaj u kthye derisa arriti te Musai, i cili sërish e ndali. Musai vazhdoi ta kthente te Zoti i tij, derisa u bënë pesë namaze.

Kur u bënë pesë namaze dhe Musai e ndali, i tha: “O Muhamed, po të betohem në Allahun se i kam kërkuar popullit tim, benu israilëve, edhe më pak se kaq, porse u dobësuan dhe e lanë (namazin). Ndërsa umeti yt janë edhe më të dobët: me fizikë, me zemra, me trupa, me shikim e me dëgjim, andaj kthehu le të ta lehtësojë Zoti yt.”

Pejgamberi çdo herë kthehej nga Xhibrili që ai t'i jepte ndonjë sugjerim, gjë të cilën Xhibrili nuk e urrente. Kështu, e ngriti për herë të pestë, ku Pejgamberi tha: “O Zot, umeti im kanë fizikë, zemra, dëgjim dhe trupa të dobët, andaj na e zbut edhe pak!”

- O Muhamed, - iu drejtua i Gjithëfuqishmi.

- Të përgjigjem me kënaqësi, - i tha Pejgamberi .

- Tek Unë fjalët nuk ndryshojnë. Mbetet ashtu siç t'i kam obliguar në Pllakën e Ruajtur (Leuhi Mahfudh), - tha Allahu Urtiplotë, - çdo e mirë shpërblehet dhjetëfish. Prandaj, ato janë pesëdhjetë në Pllakën e Ruajtur, kurse për ty obligim janë vetëm pesë.

Kështu, Pejgamberi u kthye te Musai, i cili e pyeti: “Çfarë bëre?”

- Na e lehtësoi. Për çdo të mirë na dha dhjetëfishin e saj, - tha Pejgamberi .

- Betohem në Allahun se u kam kërkuar benu israilëve edhe më pak se kaq, porse e lanë. Kthehu te Zoti yt, që të ta lehtësojë edhe më shumë! - tha Musai.

- O Musa, pasha Allahun, më vjen turp nga Zoti im, se shumë herë i shkova, - tha i Dërguari i Allahut .

Atëherë i tha: “Lëshohu teposhtë me emrin e Allahut!”

Kështu, Pejgamberi u gdhi në Xhaminë e Qabesë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7517

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Të folurit e Zotit me banorët e Xhenetit

7518. Nga: Ebu Seid Hudriu

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorë të Xhenetit!”
- Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë, e mira është në Duart e Tua, - i thonë ata.
- A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu.
- E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata.
- A doni t'ju jap edhe më mirë se kaq?
- O Zot, çfarë paska më mirë se kaq?
- Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7518

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

7519. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë Pejgamberi ﷺ, teksa po rrëfente një hadith në praninë e një beduini, tha: “Një burrë nga banorët e Xhenetit i kërkoi leje Zotit të vet për të mbjellë, e në atë rast Ai i tha:
- A nuk ndodhesh në mesin e gjërave që t'i ka ëndja?
- Po, por kam dëshirë të mbjell, - i tha robi.
Pastaj ai shpejtoi dhe e hodhi farën. Kështu, mbirja, rritja, korrja
(e së mbjellës) dhe tubimi i tij ia tejkaluan lëvizjes së qerpikut, saqë u bënë sa kodra. Atëherë Allahu i Madhëruar tha: “Ja, merre, o biri Ademit, sepse ty nuk të ngop asgjë.”
Beduini tha: “O i Dërguari i Allahut, ky ose është kurejsh, ose ensar, sepse ata janë njerëz të të mbjellave, kurse ne (beduinët) nuk jemi njerëz të të mbjellave.” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi sakaq.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7519

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Allahu i përmend robërit e Tij me urdhra, kurse robërit e përmendin Atë me lutje, me nënshtrim, si dhe me përcjelljen e mesazhit dhe me predikimin e tij

Fjala e Allahut të Madhëruar: “Më përmendni Mua, Unë ju përmend ju...” (Bekare, 152) “Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im, nëse ju vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, me rikujtimet e mia me ajetet e Allahut, atëherë unë i jam mbështetur vetëm Allahut. Ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni. E, nëse ktheheni (nuk i dëgjoni këshillat), unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë jam urdhëruar të jem prej muslimanëve.” (Junus, 71-72) Muxhahidi, në lidhje me ajetin: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin)...” (Tevbe, 6), ka thënë: "I vjen një person, ndërkohë që ai dëgjon çka flet Pejgamberi ﷺ dhe çka i zbritet atij, pra, ai është i sigurt që të vijë tek ai dhe të dëgjojë Fjalën e Allahut, si dhe derisa të arrijë vendin e tij të sigurt prej nga ka ardhur. “Lajmin e madh.” (Nebe, 2): Domethënë: "Kuranin. “... Të saktën.” (Nebe, 38) Domethënë: "Të vërtetën në dynja dhe të vepruarit me të."

40. Nënkapitulli: Ajeti: “... Prandaj mos i bëni ortak Allahut...”

Allahu i Madhëruar ka thënë: - “... dhe Atij i përshkruani ortak, e Ai është Zoti i botëve!” (Fusilet, 9) - “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër…” (Furkan, 68) - “Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Allahut shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar. Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!” (Zumer, 65-66) Ikrime, në lidhje me ajetet: “Dhe shumica e tyre nuk beson ndryshe Allahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).” (Jusuf, 106), “Po nëse ti i pyet: "Kush i krijoi ata…” (Zuhruf, 87) dhe: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën? Ata me siguri do të thonë: "Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi”, (Lukman, 25) ka thënë: "Ky është besimi i tyre, porse ata adhurojnë dikë tjetër. Përmendja e faktit se Allahu i ka krijuar veprat e robërve dhe punët e tyre, duke marrë për argument fjalët e Allahut Dijeplotë: “Ai krijoi çdo gjë, dhe i ka caktuar ato në mënyrë precize.” (Furkan, 2) Muxhahidi, për ajetet në vijim ka thënë: - “Melekët nuk i zbresim, përveçse me të vërtetën...”, (Hixhër, 8) pra me shpallje dhe me dënim; - “... T’i pyesë të sinqertët për sinqeritetin e tyre...” (Ahzab, 8) Pra, pejgamberët që kanë predikuar dhe përcjellë shpalljen; - “... Ne, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (Kuranin në Pllakën e Ruajtur)”, (Hixhër, 9) që ndodhet te Ne; - “Ai që ka ardhur me të vërtetën.” (Zumer, 33) Pra, me Kuranin. - “Dhe i ka besuar atij”, (Zumer, 33) besimtari në Ditën e Kiametit do të thotë: "Këtë ma ke dhënë, ndaj unë kam punuar mësimet brenda tij."

7520. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ:
- Cili është mëkati më i madh tek Allahu?
- “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar”, - m'u përgjigj ai.
- Me të vërtetë kjo është diçka shumë e madhe, - thashë unë, pastaj vazhdova: “Pastaj cili?”
- “Ta vrasësh fëmijën tënd, nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.”
- Pastaj cili?
- “Të bëhet zina me gruan e fqinjit”, - u përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7520

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?