Hadithet e ngjashme me hadithin 1220

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1219. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Na është ndaluar vendosja e duarve në bel gjatë namazit.”

Hishami dhe Ebu Hilali e kanë transmetuar (këtë hadith) nga Ibn Sirini, e ky nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ky nga Pejgamberi ﷺ (se e ka ndaluar këtë vepër).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1219

Fjalë të panjohura?

1220. Nga: Ebu Hurejra

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Është e ndaluar që njeriu të falet duke i vendosur duart në bel.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1220

Fjalë të panjohura?