Hadithet e ngjashme me hadithin 1320
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1334. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Selim ibn Hajani, e këtij i ka treguar Seid ibn Minai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ia fali (xhanazen) As'hame Nexhashiut, e në atë rast bëri katër tekbire.
Jezid ibn Haruni dhe Abdusamedi (po ashtu e) transmetojnë (këtë hadith) nga Salimi duke përmendur (emrin) As'hame.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1334
Fjalë të panjohura?
1317. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ia fali (namazin e xhenazes) Nexhashiut, ndërsa unë qeshë në safin e dytë ose të tretë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1317
Fjalë të panjohura?
1320. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sot ka vdekur një njeri i mirë i Abisinisë. Ejani dhe faljani (namazin e xhenazes).” Ne u rreshtuam pas tij, e Pejgamberi ﷺ ia fali namazin (e xhenazes).
Në një transmetim tjetër Ebu Zubejri tregon nga Xhabiri se ka thënë: “Unë kam qenë në safin e dytë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1320
Fjalë të panjohura?