Hadithet e ngjashme me hadithin 1473
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1473. Nga: Omer ibn Hatabi
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Omeri se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më jepte pasuri, kurse unë i thosha: “Jepja atij që ka nevojë më shumë se unë, sakaq më tha: “Merre! Kur dikush të jep pasuri, pa e lakmuar dhe pa e lypur, merre, në të kundërtën, mos vrapo pas saj.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1473
Fjalë të panjohura?