Sahihu i Buhariut — Hadithi 1473

51. Nënkapitulli: Atij që Allahu i jep një begati pa e kërkuar dhe pa lakmuar

Allahu i Madhërishëm thotë: "E, në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët." (Dharijat, 19)

1473. Nga: Omer ibn Hatabi

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Omeri se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më jepte pasuri, kurse unë i thosha: “Jepja atij që ka nevojë më shumë se unë, sakaq më tha: “Merre! Kur dikush të jep pasuri, pa e lakmuar dhe pa e lypur, merre, në të kundërtën, mos vrapo pas saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1473

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?