Hadithet e ngjashme me hadithin 1480

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1470. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, për atë që merr litarin e vet e bart dru në shpinë është më mirë sesa të lypë prej ndokujt, pavarësisht a i jep a s'i jep.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1470

Fjalë të panjohura?

1480. Nga: Ebu Hurejra

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Për atë që merr litarin e tij, shkon herët, - mendoj se ka thënë: - në mal, mbledh dru e i shet, pastaj ha e jep lëmoshë, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Salih ibn Kejsani e ka takuar ibn Omerin dhe është më i vjetër se Zuhriu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1480

Fjalë të panjohura?