Hadithet e ngjashme me hadithin 185

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

197. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ne i sollëm ujë në një enë prej bakri. Kështu, ai mori abdes, duke e larë fytyrën tri herë, duart nga dy herë, i dha mes'h kokës, duke e përshkuar me duar nga para-mbrapa dhe anasjelltas, pastaj i lau këmbët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 197

Fjalë të panjohura?

192. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai se babai i tij Jahja Maziniu thotë: “Qeshë i pranishëm kur Amër ibn Ebu Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth abdesit të Pejgamberit ﷺ. Ai kërkoi një enë me ujë dhe mori abdes, ashtu siç bënte Pejgamberi ﷺ: u qiti duarve ujë nga ena dhe i lau ato tri herë, e futi dorën në enë dhe e shpëlau gojën dhe hundën përnjëherësh tri herë me tri grushte ujë. Sërish e futi dorën në enë dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj e futi dorën në enë dhe i lau duart gjer në bërryla nga dy herë, pastaj e futi dorën në ujë dhe i dha mes'h kokës, duke e përshkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas. E, në fund, e futi dorën në enë me të cilën i lau dy këmbët e tij.”

Musai na ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi se: “I dha mes'h kokës një herë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 192

Fjalë të panjohura?

185. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amër ibn Jahja Maziniu se babai i tij Jahja Maziniu tregon se një burrë e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është gjyshi i Amër ibn Jahjait: “A mund të më tregosh si merrte abdes i Dërguari i Allahut ﷺ?”

Abdullah ibn Zejdi i tha: “Po, e më pas kërkoi një enë me ujë, derdhi ujë mbi duar dhe i lau ato dy herë, e shpëlau gojën dhe hundën tri herë, pastaj lau fytyrën tri herë, i lau duart deri në bërryla nga dy herë dhe i dha mes'h kokës me dy duar, duke filluar nga pjesa e përparme e kokës deri te qafa dhe sërish i ktheu aty nga filloi. Në fund, i lau edhe këmbët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 185

Fjalë të panjohura?

199. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, se babai i tij, Jahja Maziniu tregon: “Xhaxhai im merrte shpesh abdes. Njëherë i tha Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego si e ke parë Pejgamberin ﷺ duke marrë abdes.” Ai kërkoi një legen me ujë, nga i cili u qiti ujë duarve dhe i lau tri herë. Futi dorën në të dhe shpëlau gojën e hundën përnjëherësh nga tri herë me një grusht ujë. Sërish e futi dorën (në enë), duke marrë ujë me grushte dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj i lau duart nga dy herë gjer në bërryla, e lagu dorën me ujë dhe i dha mes'h kokës, duke e përshkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas. Pastaj i lau edhe këmbët. Në fund tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke marrë abdes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 199

Fjalë të panjohura?

186. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Amri se babai i tij Jahja Maziniu ka thënë: “Qeshë i pranishëm kur Amër ibn Ebu Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth abdesit të Pejgamberit ﷺ. Ai kërkoi një enë me ujë dhe mori abdes ashtu siç bënte Pejgamberi ﷺ: u qiti duarve ujë nga ena dhe i lau ato tri herë, e futi dorën në enë dhe e shpëlau gojën e hundën tri herë me tri grushte ujë. Sërish e futi dorën në enë dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj i lau duart dy herë deri në bërryla, e futi dorën në ujë dhe i dha mes'h kokës, duke e përshkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas, një herë të vetme. E, në fund, i lau këmbët deri në nyja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 186

Fjalë të panjohura?

191. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, se babai i tij Jahja Maziniu tregon se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mori ujë nga një enë dhe i lau duart, pastaj e shpëlau gojën dhe hundën përnjëherësh me një grusht ujë, kështu veproi tri herë. Pastaj lau fytyrën tri herë dhe duart gjer në bërryla nga dy herë, i dha mes'h kokës duke e fërkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas, i lau këmbët gjer në nyja dhe tha: “I tillë ishte abdesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 191

Fjalë të panjohura?