Hadithet e ngjashme me hadithin 1883

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1883. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ e i dha besën për Islam (dhe qëndrim në Medinë).” Të nesërmen erdhi i sëmurë me ethe dhe tha: “Më lejo të tërhiqem (nga Medina)”, por ai e refuzoi tri herë radhazi dhe tha: “Medina është sikurse gjyryku. Ajo e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1883

Fjalë të panjohura?