Hadithet e ngjashme me hadithin 2016

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

836. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke bërë sexhde mbi ujë dhe baltë, saqë gjurmët e baltës i dukeshin në ballë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 836

Fjalë të panjohura?

669. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, u paraqitën ca re dhe filloi të binte shi, saqë çatia (e xhamisë), e cila ishte e ndërtuar me degë të hurmës, nisi të pikonte. U thirr ikameti për namaz dhe e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke rënë në sexhde mbi ujë dhe baltë, saqë shenjat e baltës i dalloheshin në ballë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 669

Fjalë të panjohura?

813. Nga: Ebu Seid Hudriu

Musai na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Jahjai se Ebu Seleme tregon: “Shkova tek Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i thashë: “A dalim së bashku në kopsht te hurmat dhe bisedojmë?” Kur dolëm, i thashë: “Më trego ç'ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ për Natën e Kadrit.” Ai tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ pati hyrë në itikaf gjatë dhjetëshes së parë të Ramazanit, e ne i qemë bashkëngjitur në itikaf. Erdhi Xhibrili dhe i tha: “Atë që po e kërkon, e ke përpara.” Andaj, Pejgamberi ﷺ qëndroi në itikaf edhe dhjetëshen e mesme, e ne vazhduam të qëndrojmë me të. Sërish i erdh Xhibrili dhe i tha: “Atë që po e kërkon, e ke përpara.” Pejgamberi ﷺ u ngrit në mëngjesin e ditës së njëzetë të Ramazanit dhe ligjëroi: “Ata që kanë qëndruar në itikaf me Pejgamberin ﷺ, le të rikthehen, se më është shfaqur Nata e Kadrit, mirëpo më pas më është harruar. Megjithatë, ajo është diku në netët tek, gjatë dhjetëshit të fundit. E kam parë veten (në ëndërr) duke bërë sexhde mbi baltë dhe shi.”

Në atë kohë çatia e xhamisë ishte e ndërtuar me degë të hurmave. Atë natë, qielli ishte i kthjellët, por papritmas u tubuan ca re dhe filloi të bjerë shi. Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ na e falte namazin, ia pashë gjurmët e baltës dhe shiut në ballë dhe hundë, pikërisht ashtu siç pati përmendur në ëndrrën e vet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 813

Fjalë të panjohura?