Hadithet e ngjashme me hadithin 3161

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1481. Nga: Ebu Humejd Saidiu

Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Amër ibn Jahjai, e ky nga Abas Saidiu se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kemi qenë bashkëpjesëmarrës me Pejgamberin ﷺ në Ekspeditën e Tebukut. Kur arritëm në Vadi Kura, gjetëm një grua në kopshtin e saj, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vlerësojeni sasinë (e hurmave).” Pejgamberi ﷺ e vlerësoi për dhjetë evsukë dhe i tha: “Llogariti sa (hurma) dalin.” Kur arritëm në Tebuk, tha: “Sonte do të fryjë një erë shumë e fortë, andaj askush të mos qëndrojë në këmbë, si dhe ai që ka deve, le ta lidhë.” Kështu, i lidhëm devetë. Fryu një erë e fortë, saqë njërin, i cili u ngrit, e hodhi në malin Taj.

Mbreti i Ejlës i dhuroi një mushkë të bardhë Pejgamberit ﷺ, i cili në shkëmbim i dhuroi një xhybe dhe e la edhe më tutje ta udhëheqë vendin e tij (pasi e pranoi marrëveshjen për pagesën e xhizjes). Kur u kthye në Vadi Kura, asaj gruas i tha: “Sa (hurma) i nxori kopshti?” Ajo tha: “Dhjetë evsukë! Aq sa e kishte vlerësuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Unë po shpejtoj për në Medinë. Ai që dëshiron të vijë me mua, le të shpejtojë.” Kur, - Ibn Bekari e përmendi një fjalë që e ka kuptimin, - iu afrua Medinës, tha: “Kjo është Tabe (e Mira).” Kur e pa Uhudin, tha: “Kjo kodër na do ne dhe ne e duam atë. A t'ju tregoj për familjet më të mira të ensarëve?”

- Po, - thanë ata.

- “Familja e benu nexharit, pastaj familja e benu abduleshhelit, pastaj familja e benu saides, ose ajo e benu Harith ibn Hazrexhit. Në të gjitha familjet ensare ka mirësi”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1481

Fjalë të panjohura?

1872. Nga: Ebu Humejd Saidiu

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga Abas ibn Sehël ibn Sadi se Ebu Humejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po ktheheshim me Pejgamberin ﷺ nga Tebuku, iu afruam Medinës, e në atë rast ai tha: “Kjo është Tabe (e Mira).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1872

Fjalë të panjohura?