Hadithet e ngjashme me hadithin 3407
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1339. Nga: Ebu Hurejra
Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Meleku i Vdekjes shkoi te Musai ﷺ, ai e goditi fort. Meleku u kthye te Zoti i vet e i tha: “Më ke dërguar te një rob që nuk e dëshiron vdekjen.” Allahu ia ktheu syrin në vend dhe i tha: “Kthehu, e thuaji le ta vendosë dorën mbi shpinën e një kau dhe, sa qime t'i mbulojë me dorë, do të jetojë aq vjet shtesë.” Ai (Musai) tha:
- O Zot, e pastaj çfarë?
- Pastaj vdekje, - tha Allahu ﷻ.
- E po, tani (dua të vdes), - tha Musai ﷺ.
Dhe, kërkoi prej Allahut që ta afronte te toka e shenjtë (Kudsi), në largësi sa hidhet një gur.
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur të isha atje, do t'jua tregoja varrin e tij përskaj rrugës, te Duna e Kuqe Ranore.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1339
Fjalë të panjohura?