Hadithet e ngjashme me hadithin 3657
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
467. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky e ka dëgjuar Jala ibn Hakimin, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Duke qenë i Dërguari i Allahut ﷺ në sëmundjen e vdekjes, doli me kokë të lidhur me një arnë, u ul në minber dhe, pasi e falënderoi Allahun dhe e lavdëroi, tha: “Asnjë njeri nuk më ka ndihmuar dhe përkrahur, me qenien dhe pasurinë e tij, sesa Ebu Bekër ibn Ebu Kuhafe. Sikur të zgjidhja dikë për mik të ngushtë, do ta zgjidhja Ebu Bekrin. Mirëpo miqësia islame është më e vlefshme. Mbyllni çdo deriçkë të xhamisë, përveç asaj të Ebu Bekrit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 467
Fjalë të panjohura?