Hadithet e ngjashme me hadithin 389

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

791. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani se Zejd ibn Vehbiu tregon se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pa një burrë që nuk e kryente rukunë dhe sexhden siç duhet, andaj i tha: “Nuk u fale. Nëse vdes kështu, s'do të vdesësh në rrugën që Allahu e ka drejtuar Muhamedin ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 791

Fjalë të panjohura?

389. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Salt ibn Muhamedi na ka rrëfyer: Na ka rrëfyer Mehdiu, e ky nga Vasili, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë duke mos kryer mirë rukunë dhe sexhden. Pasi e përfundoi namazin, Hudhejfe i tha: “Nuk u fale. - Mendoj se po ashtu ka thënë: - Po qe se vdes kështu, nuk do të vdesësh në përputhje me traditën e Muhamedit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 389

Fjalë të panjohura?

808. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Mehdiu, e ky nga Vasili, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë që nuk e kryente mirë rukunë dhe sexhden. Pasi e përfundoi namazin, Hudhejfe i tha: “Nuk u fale.” Mendoj se gjithashtu ka thënë: “Sikur të vdisje kështu, nuk do të vdisje në përputhje me traditën e Muhamedit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 808

Fjalë të panjohura?