Hadithet e ngjashme me hadithin 4996

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

775. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra se Ebu Vaili tregon se një burrë vajti tek Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha:

- Sonte e kam lexuar mufesalin në një rekat të vetëm (gjatë namazit të natës).

- Me nxitim, siç reciton poezi? - tha ibn Mesudi. - Më kujtohet shumë mirë se si Pejgamberi ﷺ i çiftëzonte suret e përafërta me njëra-tjetrën dhe i lexonte nga një në çdo rekat.

Pastaj i përmendi njëzet sure prej mufesalit dhe dy sure prej atyre që fillojnë me “Ha mim”.

Referenca: Sahihu i Buhariut 775

Fjalë të panjohura?