Hadithet e ngjashme me hadithin 5618

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1661. Nga: Umu Fadël bint Harithi

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ebu Nadri, e ky nga Umejri, i çrobëruari i Abdullah ibn Abasit, se Umu Fadël bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Arafatit disa njerëz filluan të debatonin në prani të saj rreth agjërimit të Pejgamberit ﷺ. Disa thoshin se është agjërueshëm, disa të tjerë thoshin se nuk është agjërueshëm. Andaj, i çova një enë me qumësht, sakaq e piu duke qenë hipur mbi deve.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1661

Fjalë të panjohura?

1988. Nga: Umu Fadël bint Harithi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Maliku, e këtij i ka treguar Salimi, e këtij i ka treguar Umejri, i çrobëruari i Umu Fadlit. [t]: Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Umejri, i çrobëruari i Abdullah ibn Abasit se Umu Fadël bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Arafatit disa njerëz polemizonin në prani të saj rreth agjërimit të Pejgamberit ﷺ. Disa thoshin: “Ai është agjërueshëm, kurse të tjerët thoshin: “Nuk është agjërueshëm.” Atëherë ajo i dërgoi Pejgamberit ﷺ një gotë qumësht, e në atë rast e piu duke qenë hipur mbi devenë e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1988

Fjalë të panjohura?

1658. Nga: Umu Fadël bint Harithi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salimi se e ka dëgjuar Umejrin, të çrobëruarin e Umu Fadlit se Umu Fadli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Arafatit njerëzit dyshonin se Pejgamberi ﷺ ishte agjërueshëm. Andaj, Pejgamberit ﷺ i çova një pije, sakaq e piu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1658

Fjalë të panjohura?