Hadithet e ngjashme me hadithin 5657

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1356. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një djalosh hebre, që i shërbente Pejgamberit ﷺ, u sëmur, andaj Pejgamberi ﷺ i shkoi në vizitë.” Iu ul te koka dhe i tha: “Bëhu musliman.” Djaloshi e shikoi babanë e vet, që ishte i pranishëm, e ai i tha: “Bindju Ebu Kasimit ﷺ.” Kështu, djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi ﷺ doli duke thënë: “Falënderimi i takon Allahut, që e shpëtoi prej Zjarrit!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1356

Fjalë të panjohura?