Hadithet e ngjashme me hadithin 5670

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

190. Nga: Saib ibn Jezidi

Abdurrahman ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Xhadi se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Tezja ime më dërgoi te Pejgamberi ﷺ, të cilit i tha: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë. Pejgamberi ﷺ ma lëmoi kokën dhe u lut për mua për bekim, pastaj mori abdes dhe unë piva nga uji i mbetur. Dola mbrapa shpinës së tij dhe mes dy shpatullave ia pashë vulën e pejgamberisë në formë të vezës së pëllumbit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 190

Fjalë të panjohura?