Hadithet e ngjashme me hadithin 6280

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

441. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ vajti në shtëpinë e Fatimes, por nuk e gjeti Aliun aty. E pyeti Fatimen:

- “Ku është djali i xhaxhait tënd?”

- Patëm diçka mes vete (u fjalosëm) dhe më hidhëroi, andaj doli dhe nuk u ndal për të pushuar në mesditë tek unë, - tha Fatimja.

I Dërguari i Allahut ﷺ i tha dikujt: “Shiko ku është ai!” Kur u kthye personi në fjalë, i tha: “O i Dërguari i Allahut, ishte i shtrirë në xhami.”

I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi në xhami dhe e gjeti të shtrirë. Ridaja i kishte rënë nga supi, kështu që (shpina) i ishte bërë me dhé. I Dërguari i Allahut ﷺ filloi t'ia fshijë (dheun nga shpina e tij) duke i thënë: “Çohu, o Ebu Turab (baba i dheut)! Çohu, o Ebu Turab!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 441

Fjalë të panjohura?