Hadithet e ngjashme me hadithin 6311

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

247. Nga: Bera ibn Azibi

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Sad ibn Ubejde se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “Kur të shkosh për të fjetur, merr abdes siç merr për namaz, pastaj shtrihu në krahun e djathtë dhe thuaj: “Allahume eslemtu vexhhi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke, ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe'e ve la menxha minke ila ilejke. Allahume amentu bi kitabike ledhi enzelte ve nebijike ledhi erselte (O Allah! Të jam dorëzuar vetëm Ty, çështjen time ta kam lënë vetëm Ty dhe vetëm te Ti mbështetem, duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar prej Teje. Strehim dhe shpëtim ka vetëm te Ti. O Allah! Kam besuar Librin Tënd, që e ke zbritur, dhe Pejgamberin Tënd, që e ke dërguar). Nëse vdes atë natë, ke vdekur në natyrshmëri islame, andaj këto le të jenë fjalët e tua të fundit.”

Pejgamberit ﷺ ia përsërita të njëjtën (dua) dhe, kur arrita te pjesa “... Allahume amentu bikitabike ledhi enzelte (... O Allah! Kam besuar Librin Tënd, që e ke zbritur...)”, thashë: “... ve resulike (... dhe të Dërguarin Tënd).” Pejgamberi ﷺ më tha: “Jo, (thuaj) ve nebijike ledhi erselte (dhe Pejgamberin Tënd, që e ke dërguar).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 247

Fjalë të panjohura?