Hadithet e ngjashme me hadithin 6368

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

832. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej në namaz: “Allahume ini eudhu bike min adhabil kabri, ve eudhu bike min fitnetil mahja ve fitnetil memat. Allahume ini eudhu bike minel methemi vel magram (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt dënimit të varrit, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt sprovës së jetës dhe vdekjes! O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt mëkateve dhe borxheve)!” Dikush i tha:

- Sa shumë që po kërkon mbrojtje kundrejt borxhit!

- “Kur njeriu hyn në borxh, mund të flasë diçka e të gënjejë, si dhe mund të premtojë e të mos e mbajë premtimin”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 832

Fjalë të panjohura?

833. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Zuhriu ka thënë: Më ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, në namaz, duke kërkuar mbrojtje kundrejt sprovës së Dexhallit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 833

Fjalë të panjohura?