Hadithet e ngjashme me hadithin 6615

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

844. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri se Verradi, qatipi i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mugire më diktoi një letër për t'ia dërguar Muaviut: “Pejgamberi ﷺ, pas çdo namazi farz, thoshte: "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir. Allahume la mania lima atajte, ve la mu'tije lima menate. Ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhed (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. O Allah! Askush nuk mund të pengojë nëse Ti jep dhe askush nuk mund të japë nëse Ti e pengon. Askujt nuk mund t'i bëjnë dobi pasuria e prejardhja në raport me Ty).”

Këtë e transmeton Shuëbe nga Abdulmeliku, kurse Haseni thotë: “Xhed është pasuria.” E, këtë e transmeton po ashtu Hakemi nga Kasim ibn Muhajme, e ky nga Verradi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 844

Fjalë të panjohura?

1477. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ibn Eshvai, e ky nga Shabiu se qatipi i Mugires (Verad Thekafiu) ka thënë: “Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i shkroi Mugire ibn Shuëbes: “Më shkruaj diçka që ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ.” Ai i shkroi: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu jua urren tri gjëra:

1. Thashethemet,

2. Shpërdorimin e pasurisë dhe

3. Pyetjet e tepërta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1477

Fjalë të panjohura?