Hadithet e ngjashme me hadithin 6644
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
419. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e ky nga Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u fal dhe hipi në minber e, përkitazi me namazin dhe rukunë, tha: “Unë ju shoh mbrapa shpinës sime siç ju shoh kështu (përpara).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 419
Fjalë të panjohura?
742. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kryeni rukunë dhe sexhden siç duhet. Betohem në Allahun se unë ju shoh nga prapa, - ose ka thënë: nga prapa shpinës sime, - teksa bini në ruku dhe sexhde.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 742
Fjalë të panjohura?