Hadithet e ngjashme me hadithin 6667

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

757. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në xhami e pas tij hyri një burrë, i cili u fal dhe e përshëndeti Pejgamberin ﷺ me selam. Ai ia ktheu selamin dhe i tha:

- “Kthehu e falu sërish, se nuk u fale.”

Ai përsëri u fal sikurse herën e parë, erdhi dhe e përshëndeti Pejgamberin ﷺ, i cili sërish i tha:

- “Kthehu e falu, se nuk u fale”, - tri herë.

- Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk di më mirë, andaj më mëso! - tha burri në fjalë.

Atëherë Pejgamberi ﷺ tha:

- “Kur të ngrihesh për namaz, merr tekbirin dhe këndo prej Kuranit çka të vjen më lehtë. Pastaj bjer në ruku dhe qëndro derisa të qetësohesh. Ngrihu (nga rukuja) derisa të drejtohesh mirë në këmbë, pastaj bjer në sexhde dhe qëndro derisa të qetësohesh. Ngrihu (nga sexhdja) dhe qëndro ulur derisa të qetësohesh. Kështu vepro gjatë gjithë namazit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 757

Fjalë të panjohura?

793. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë, Pejgamberi ﷺ hyri në xhami e pas tij hyri edhe një burrë tjetër, i cili u fal dhe, pasi e kreu, e përshëndeti Pejgamberin ﷺ me selam. Ai ia ktheu selamin dhe i tha:

- “Kthehu e falu sërish, se nuk u fale.”

Ai u fal, erdhi dhe e përshëndeti Pejgamberin ﷺ, por përsëri i tha:

- “Kthehu e falu sërish, se nuk u fale.”

Herën e tretë, burri në fjalë, iu drejtua Pejgamberit ﷺ:

- Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk di më mirë, andaj më mëso!

Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha:

- “Kur të ngrihesh për namaz, merr tekbirin dhe këndo prej Kuranit çka të vjen më lehtë. Pastaj bjer në ruku dhe qëndro derisa të qetësohesh. Ngrihu (nga rukuja) derisa të drejtohesh mirë në këmbë, pastaj bjer në sexhde dhe qëndro derisa të qetësohesh. Ngrihu (nga sexhdja) dhe qëndro derisa të qetësohesh. Sërish bjer në sexhde dhe qëndro derisa të qetësohesh. Kështu vepro gjatë gjithë namazit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 793

Fjalë të panjohura?