Hadithet e ngjashme me hadithin 7309
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
194. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi të më vizitonte, ndërsa unë isha i sëmurë pa vetëdije. Ai mori abdes dhe më spërkati me ujë të enës ku kishte marrë abdes. Kështu, mua m'u kthye vetëdija.
- O i Dërguari i Allahut, kujt i takon trashëgimia, sepse nuk kam trashëgimtarë nga prindërit dhe fëmijët? - e pyeta.
Atëherë zbriti ajeti i trashëgimisë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 194
Fjalë të panjohura?