Sahihu i Buhariut — Hadithi 1329

60. Nënkapitulli: Namazi i xhenazes në namazgja dhe xhami

1329. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se hebrenjtë sollën te Pejgamberi ﷺ një burrë e një grua nga mesi i tyre, të cilët kishin bërë zina. Ai urdhëroi që të gurëzoheshin të dy te xhamia, afër vendit ku falen namazet e xhenazeve.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1329

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?