Sahihu i Buhariut — Hadithi 1360

80. Nënkapitulli: Nëse idhujtari, në prag të vdekjes, thotë: ‘la ilahe ilallah’

1360. Nga: Musejeb ibn Hazeni

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se babai i tij Musejebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek ai, ku gjeti Ebu Xhehl ibn Hishamin dhe Abdullah ibn Ebu Umeje ibn Mugirën.” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Talibit: “O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo që të mund të dëshmoj për ty tek Allahu.” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebu Umeje i thanë: “O Ebu Talib, a do ta braktisësh fenë e Abdulmutalibit?” I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdimisht ia propozonte ato fjalë, e ata të dy ia përsërisnin fjalët e njëjta, derisa fjala e fundit që ua tha Ebu Talibi ishte se ai është në fenë e Abdulmutalibit dhe refuzoi të thoshte “la ilahe il-lallah”. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Betohem në Allahun se do të kërkoj falje për ty, derisa të më ndalohet.”

Atëherë Allahu i Madhëruar shpalli: “Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të Xhehenemit.” (Teube, 113)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1360

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?