Sahihu i Buhariut — Hadithi 1368

85. Nënkapitulli: Lëvdatat që njerëzit ia bëjnë të vdekurit

1368. Nga: Omer ibn Hatabi

Afan ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Ebu Esvedi tregon: “Kur shkova në Medinë, kuptova se aty ishte përhapur një sëmundje. Shkova dhe u ula tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pranë tyre kaloi një xhenaze, e cila u lavdërua, e Omeri tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaloi një tjetër, e cila u lavdërua, e Omeri tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaloi e treta, për të cilën u fol keq, e ai tha: “Iu sigurua.” Ebu Esvedi thotë: “E pyeta:

- Çka iu sigurua, o prijësi i besimtarëve?

- Thashë ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ, - m'u përgjigj Omeri. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman, për të cilin dëshmojnë për të mirë katër persona, Allahu e fut në Xhenet.”

- Po tre? - thamë ne.

- “Edhe tre”, - tha ai.

- Po dy? - thamë.

- “Edhe dy”, - iu përgjigj.

Më tej nuk e pyetëm për një.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1368

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?