Sahihu i Buhariut — Hadithi 1370

86. Nënkapitulli: Transmetimet rreth dënimit në varr

Allahu i Lartësuar thotë: “Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur melekët zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues…” (Enam, 93) “… ata do t’i dënojmë dy herë, pastaj kthehen në dënimin e madh.” (Teube, 101) “... kurse ithtarët e Faraonit i goditi dënimi i keq. Ata i nënshtrohen Zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kiametit (u thuhet melekëve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46)

1370. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i shikoi të vrarët (e Bedrit) në pus, e në atë rast tha: “A e gjetët të vërtetë atë që jua ka premtuar Zoti juaj?” Dikush i tha: “Po u flet të vdekurve?” Ai tha: “Ata dëgjojnë më mirë se ju, por nuk mund të përgjigjen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1370

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?