Sahihu i Buhariut — Hadithi 1371

86. Nënkapitulli: Transmetimet rreth dënimit në varr

Allahu i Lartësuar thotë: “Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur melekët zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues…” (Enam, 93) “… ata do t’i dënojmë dy herë, pastaj kthehen në dënimin e madh.” (Teube, 101) “... kurse ithtarët e Faraonit i goditi dënimi i keq. Ata i nënshtrohen Zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kiametit (u thuhet melekëve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46)

1371. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tani, ata e dinë mirë se, gjërat që ua thosha unë, kanë qenë të vërteta.” Allahu i Madhëruar thotë: “... ti nuk mund të bësh që të vdekurit të dëgjojnë...” (Neml, 80)

Referenca: Sahihu i Buhariut 1371

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?