Sahihu i Buhariut — Hadithi 1382
91. Nënkapitulli: Transmetimet rreth fëmijëve të muslimanëve (që vdesin të vegjël)
Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që i vdesin tre fëmijë pa e arritur pubertetin, do t'i bëhen pengesë ndaj Zjarrit - ose ka thënë: do të hyjë në Xhenet -.”
1382. Nga: Bera ibn Azibi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit ﷺ), i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai ka një gjidhënëse në Xhenet.”