Sahihu i Buhariut — Hadithi 1383

92. Nënkapitulli: Transmetimet rreth fëmijëve të idhujtarëve (që vdesin të vegjël)

1383. Nga: Abdullah ibn Abasi

Hibani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për fëmijët e idhujtarëve, e në atë rast u përgjigj: “Allahu, që Vetë i ka krijuar, e di më së miri çfarë do të punonin (nëse do të jetonin).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1383

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?