Sahihu i Buhariut — Hadithi 1384
92. Nënkapitulli: Transmetimet rreth fëmijëve të idhujtarëve (që vdesin të vegjël)
1384. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u pyet për fëmijët e idhujtarëve, e në atë rast u përgjigj: “Allahu e di më së miri çfarë do të punonin (nëse do të jetonin).”