Sahihu i Buhariut — Hadithi 1388
95. Nënkapitulli: Vdekja e papritur
1388. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Hishami e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ:
- Nëna ime vdiq papritmas. Mendoj se, sikur (të kishte mundësi) të fliste, do të jepte lëmoshë. Nëse unë jap lëmoshë për të, a do të ketë ajo shpërblim?
- “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.