Sahihu i Buhariut — Hadithi 1391
96. Nënkapitulli: Transmetimet rreth varrit të Pejgamberit ﷺ, si dhe Ebu Bekrit dhe Omerit
Fjala 'fe akberehu' ﴾فَأَقْبَرَهُ﴿ (Abese, 21) e ka kuptimin: “I cakton një varr”, ndërsa fjala 'kabertuhu' "قَبَرْتُهُ” e ka kuptimin: “e kam varrosur”. Fjala 'kifaten' ﴾كِفَاتًا﴿ (Murselat, 25) e ka kuptimin: “(A nuk e kemi bërë tokën vendqëndrim) mbi të cilën të gjallët jetojnë kurse të vdekurit varrosen në të."
1391. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Hishami transmeton nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i la amanet Abdullah ibn Zubejrit: “Mos më varros me ta, por varrosmë me shoqet e mia në Bekië, në mënyrë që (pas vdekjes) të mos më lavdërojnë asnjëherë për këtë.”